Komisioneri Publik njoftoi se kishte vendosur të ankimonte vendimin e KPK, që konfirmoi në detyrë gjyqtaren Anita Mici, dhe se i kërkon Kolegjit të Posaçëm të Apelimit shkarkimin e saj.
Tag: Gjykata e Apelit Durrës
KPA rrëzoi ankimin e ish-gjyqtarit Petraq Dhimitri ndaj vendimit të KPK
Kolegji i Posaçëm i Apelimit rrëzoi ankimin e ish-gjyqtarit të Apelit Durrës, Petraq Dhimitri, ndaj vendimit të Komisionit që ndëpreu procesin e vetingut pas dorëheqjes së tij dhe i hoqi të drejtën të jetë pjesë e sistemit të drejtësisë për 15 vitet e ardhshme.
Kontrata fiktive dhe diferenca të mëdha: Arsyet e shkarkimit të Tritan Hamitajt
Sipas vendimit të arsyetuar të KPK-së, gjyqtari i Apelit të Durrësit, Tritan Hamitaj nuk arriti të justifikonte burimin e pasurive në vlerën e 14 milionë lekëve. Trupa gjyqësore u nda në vendimin nëse sjellja jobashkëpunuese përpara KPK-së duhej ndëshkuar apo jo.
Gjyqtari Hamitaj përballet me pikëpyetjen 19 milionë lekë për pasurinë
Gjyqtari i gjykatës së Apelit të Durrësit Tritan Hamitaj u përball në KPK me dyshimet për pasuri të fshehur, kontrata fiktive huaje, mungesë burimesh dhe deklarime të pasakta. Hamitaj replikoi duke vënë në dyshim metodologjinë e KPK për llogaritjen e shpenzimeve, ndërsa pretendoi se procesi ishte i parregullt dhe se nuk i ishte dhënë mundësia […]
Skeda e pasurisë së deklaruar –Tritan Hamitaj –Gjykata e Apelit Durrës
Gjyqtari i Apelit të Durrësit, Tritan Hamitaj do të përballet të enjten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.
Gjyqtarja Anita Mici dërgohet për inspektim për lirimin e Lulzim Berishës
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë gjyqtaren e Gjykatës së Apelit Durrës, Anita Mici dhe transferoi një çështje për inspektim.