Gjyqtarja e Apelit të Durrësit, Anita Mici pas vendimit të konfirmimit nga KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
KP Lajme Vendi

Komisioneri Publik kërkon në KPA shkarkimin e gjyqtares Anita Mici

Komisioneri Publik njoftoi se kishte vendosur të ankimonte vendimin e KPK, që konfirmoi në detyrë gjyqtaren Anita Mici, dhe se i kërkon Kolegjit të Posaçëm të Apelimit shkarkimin e saj.

Gjyqtarja e Apelit të Durrësit, Anita Mici pas vendimit të konfirmimit nga KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.

Komisioneri Publik njoftoi se kishte vendosur të ankimonte vendimin e KPK, e cila konfirmoi në detyrë gjyqtaren Anita mici, dhe se i kërkon Kolegjit të Posaçëm të Apelimit shkarkimin e saj.

“Komisioneri Publik kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, që në përfundim të shqyrtimit të ankimit në seancë publike, të vendosë ndryshimin e vendimit nr. 287, datë 4.8.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, znj. Anita Mici”, thuhet në ankim.

Trupi gjykues i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit konfirmoi në gusht të vitit që shkoi gjyqtaren e Apelit të Durrësit, Anita Mici, ndërsa vendosi të transferojë për inspektim vendimin e saj që solli lirimin nga burgu të Lulzim Berishës. Vendimi u mor nga trupa gjyqësore e drejtuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Brunilda Bekteshin dhe anëtar Olsi Komicin.

Vendimi u mor edhe pse gjatë seancës dëgjimore Micit iu vunë në dukje një sërë problemesh në kriterin e pasurisë dhe probleme ne kriterin e figurës dhe atë profesional. KPK arsyetoi se Mici kishte arritur të përmbysë barrën e provës dhe se anëtarët e trupës kishin krijuar bindje të brendshme se ajo ishte e përshtatshme.

Por Komisioneri Publik thotë se vendimi është i cënueshëm në tërësinë e tij dhe se shqyrtimi në Kolegj do të çojë në shkarkimin e Micit. “Komisioneri Publik, pasi shqyrtoi vendimin nr. 287, datë 4.8.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit vlerëson se, subjekti i rivlerësimit nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimin në detyrë, pasi, referuar gjendjes së fakteve dhe provave, vendimi është i cenueshëm në tërësinë e tij”, thuhet në njoftimin e Komisionerit.

Lexo edhe: KPK krijoi ‘bindje të brendshme’ për integritetin dhe pastërtinë e gjyqtares Anita Mici

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *