Gjyqtarja e Apelit për Krime të Rënda, Nertina Kosova u konfirmua në detyrë me shumicë votash, ndërsa kryetarja e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Natasha Mulaj arsyetoi se ajo duhet të ishte shkarkuar.
Tag: Gjykata e Apelit për Krime të Rënda
Pasuria fundosi gjyqtaren Dhurata Haveri në KPK
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra gjyqtaren e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, Dhurata Haveri pasi zbuloi se subjekti kishte mungesë burimesh ligjshme për një numër asetesh të deklaruara dhe ka bërë deklarim të rremë për koston e shkollimit të vajzës.
Të ardhurat e bashkëshortes dentiste penalizuan gjyqtarin Gurali Brahimllari
Në vendimin e zbardhur për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, KPK shprehet se ai nuk arriti ta bindte Komisionin se të ardhurat e bashkëshortes kishin burim të ligjshëm.
Shtyhet seanca dëgjimore në KPK për gjyqtarin Gjovalin Përnoca
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shtyu të martën seancën dëgjimore për gjyqtarin e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, Gjovalin Përnoca.
KPK u nda në konfirmimin e gjyqtarit Dhimitër Lara
Vendimi i zbardhur i KPK-së për gjyqtarin e Apelit për Krime të Rënda, Dhimitër Lara tregon se shumica e trupës dhe anëtarja me mendim pakice i vlerësuan në mënyrë të ndryshme deklarimet e pasakta të subjektit në deklaratën veting dhe atë periodike.
KPA pranon kërkesën për rihetimin e pasurisë së Nertina Kosovës
Kolegji i Posaçëm i Apelimit pranoi të premten kërkesën e Komisionerit Publik për rihetimin e gjyqtares Nertina Kosova.