Kolegji i Posaçëm i Apelimit vlerësoi se kur ish-gjyqtari i Apelit të Tiranës dha dorëheqjen nga detyra, duhej të kishte konsideruar edhe pasojat juridike që do t’i sillte në vijimësinë e karrierës.
Tag: Gjykata e Apelit Tiranë
Kolegji lë në fuqi ndalimin 15-vjeçar për ish-gjyqtarin Agim Bendo
Ish-gjyqtari i Apelit të Tiranës, Agim Bendo u ankua në KPA ndaj vendimit që i ndalon atij rikthimin në sistemin e drejtësisë për 15 vjet, por Kolegji e cilësoi të drejtë vendimin e KPK-së.
Minuset e mëdha financiare i kushtuan karrierën gjyqtarit Artur Gaxha
Në vendimin e arsyetuar, KPK ngre dyshime se gjyqtari i Apelit të Tiranës, Artur Gaxha kreu veprime fiktive për të justifikuar investimet në pasuri të paluajtshme –ndërsa balancat negative llogariten në dhjetra milionë lekë.
Komisioneri Darjel Sina kundërshton ONM për ankimin ndaj gjyqtarit Genti Shala
Komisioneri Darjel Sina kundërshtoi si të pambështetur në prova rekomandimin e ONM për apelimin e gjyqtarit të Apelit të Tiranës, Genti Shala –ndërsa çështja u ankimua më pas në Kolegj nga kolegu i tij, Florian Ballhysa.
‘Hetim i paplotë’: ONM kërkon apelimin në Kolegj të gjyqtarit Genti Shala
Pas mangësive në vendimin e KPK dhe një denoncimi të ri që e akuzon Shalën për fshehje të aksioneve në një kompani, ONM kërkon që Komisioneri Publik të apelojë vendimin e konfirmimit.
Provat e gjyqtarit Genti Shala rrëzuan dyshimet për pronësinë e një apartamenti
Gjyqtari i Apelit të Tiranës, Genti Shala u konfirmua në detyrë pasi bindi Komisionin e Pavarur të Kualifikimit se një apartament i blerë në emër të tij në vitin 2000 i përkiste familjes së tezes së tij.





