Gjyqtarja Ariana Caco pas vendimit të shkarkimit. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Veting

KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren Ariana Caco

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të premten më 7 tetor vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Tiranës, Ariana Caco. Gjatë seancës dëgjimore më 1 shtator, Caco dha shpjegime për problemet e konstatuara për pasurinë nëpërmjet përfaqësuesit ligjor, njëkohësisht bashkëshortit të saj, Artur Gumbardhi, i cili i kundërshtoi balancat negative në vlerë […]

Gjyqtari Albert Meça pas vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Foto: Vladimir Karaj.
Analiza KPK Veting

Albert Meça e bindi KPK-në për një hua të deklaruar gjatë hetimit administrativ

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi më 18 korrik 2022 të konfirmojë në detyrë gjyqtarin e Tiranës, Albert Meça, pasi u bind për ekzistencën e një huaje afatshkurtër të marrë nga daja e tij, ndërsa një balancë negative në të ardhurat e deklaruara si të përfituara nga honoraret dhe dietat nuk u konsiderua penalizuese. Meça […]

Gjyqtarja Arjana Caco dhe bashkëshorti, Artur Gumbardhi duke dalë nga KPK | Foto Edmond Hoxhaj
KPK Veting

Ariana Caco jep shpjegime për balancat negative në vlera të mëdha

Gjyqtarja e Tiranës, Ariana Gumbardhi Caco dhe bashkëshorti i saj në cilësinë e përfaqësuesit ligjor, avokati Artur Gumbardhi, dhanë përgjigje për barrat e provës të kaluara nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK në kriterin e pasurisë dhe profesionalizmit gjatë seancës dëgjimore të dytë të zhvilluar të premten më 30 shtator 2022, që së bashku […]

Gjyqtarja Ariana Caco dhe përfaqësuesi ligjor i saj pas seancës në KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Veting

Kërkesat paraprake shtyjnë seancën e gjyqtares Ariana Caco

Seanca dëgjimore në funksion të vetingut të gjyqtares së Tiranës, Ariana Caco, dështoi të zhvillohej të mërkurën më 28 shtator, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi ta shtyjë për t’i dhënë kohë shqyrtimit të tre kërkesave të paraqitura nga subjekti i rivlerësimit nëpërmjet përfaqësuesit të saj ligjor, njëkohësisht bashkëshortit Artur Gunbardhi. Pasi kryesuesja […]

Gjyqtarja Shefkie Demiraj gjatë shpalljes së vendimit nga KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK

Gjyqtarja Shefkie Demiraj shkarkohet nga detyra

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Tiranës, Shefkie Mataj(Demiraj). Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar të hënën më 26 shtator, KPK konstatoi pamundësi të Demirajt për të vërtetuar me dokumentacion ligjor një pjesë të burimeve të një banese trekatëshe + papafingo, si dhe vlerëson se […]