Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, ONM i rekomandoi të hënën institucionit të Komisionerit Publik që të apelojë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Tiranës, Kastriot Gramshi. Gramshi u konfirmua në detyrë më 25 mars nga trupa e KPK e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relatore Fredes Shulin […]
Tag: Gjykata e Rrethit Tiranë
KPA shkëmben aktet për gjyqtarët Gerd Hoxha dhe Elbana Lluri
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të premten më 6 maj që në funksion të shqyrtimit të ankimit të Komisionerit Publik ndaj vendimit të konfirmimit në detyrë të gjyqtarit të Tiranës, Gerd Hoxha, të marrë aktet nga fashikujt e çështjes së ish-bashkëshortes së tij, gjyqares së Apelit Tiranë, Elbana Lluri. Njësoj Kolegji vendosi dhe […]
Gjyqtarja Anila Capo largohet me dorëheqje nga drejtësia
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK ka vendosur të mërkurën më 4 maj të ndërpresë procesin e rivlerësimit për gjyqtaren e Tiranës, Anila Capo për shkak të dorëheqjes së saj, si dhe i ka hequr asaj të drejtën për t’u riemëruar në sistemin e drejtësisë për një periudhë 15-vjeçare. Në vendimin e arsyetuar të KPK […]
KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren Fida Osmani
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Gjykatës së Tiranës, Fida Osmani. Gjatë seancës dëgjimore më 21 prill, Komisioni konstatoi pamundësi financiare të familjes së gjyqtares për krijimin e pasurive si dhe konflik interesi në gjykimin e disa çështjeve. Osmani pretendoi se e kishte përmbysur […]
Gjyqtarja Fida Osmani përballet me probleme të pasurisë në veting
Gjyqtarja Fida Osmani e Gjykatës së Tiranës u përball të enjten më 21 prill me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime dhe depozitoi akte për të kundërshtuar barrën e provës për pasurinë, kriterin e vetëm për të cilin është mbyllur hetimi paraprak. Procesi i vetingut për gjyqtaren Osmani po […]
Skeda e pasurisë së deklaruar – Fida Osmani – Gjykata e Tiranës
Gjyqtarja Fida Osmani e Gjykatës së Tiranës do të përballet të enjten më 21 prill me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Olsi Komici, Valbona Sanxhaktari dhe Xhensila Pine. Fida Osmani e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 dhe punon […]






