Gjyqtari i Vlorës, Laurent Fuçia.
KP Lajme

ONM kërkon që profesionalizmi i Laurent Fuçisë të vlerësohet nga Kolegji

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit u kërkoi Komisionerëve Publikë më 25 prill që të ankimojnë pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit vendimarrjen e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Vlorës, Laurent Fuçia. Sipas ONM-së, Fuçia nuk arriti të përmbyste barrën e provës për shumicën e gjetjeve në kriterin profesional. […]

Gjyqtarja Esmerilda Habili pas shpalljes së vendimit. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Lajme Veting

Gjyqtarja Esmerilda Habili konfirmohet në detyrë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të martën më 11 prill 2023 vendimin për konfirmimin në detyrë të gjyqtares së Vlorës, Esmerilda Habili. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa KPK e kryesuar nga Alma Faskaj, me relatore Pamela Qirkon dhe anëtare Xhensila Pinen Gjatë seancës dëgjimore më 7 prill, Habili u përball pa […]

Skeda e pasurisë së deklaruar – Esmerilda Habili – Gjykata e Vlorës
KPK Skeda Veting

Skeda e pasurisë së deklaruar – Esmerilda Habili – Gjykata e Vlorës

Gjyqtarja Esmerilda Habili e Gjykatës së Vlorës do të përballet të premten më 7 prill me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Alma Faskaj, Xhensila Pine dhe Pamela Qirko. Esmerilda Habili përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2015 dhe pas një periudhe […]

Skënder Haluci pas vendimit të shkarkimit nga KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
Analiza KPA Lajme Veting

Skënder Haluci rrudh bilancin negativ në KPA, por shkarkimi mbetet në fuqi

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA i ka gjetur të drejta një pjesë të shkaqeve të ankimit të ish-kryetarit të Gjykatës së Vlorës, Skënder Haluci kundër shkarkimit të tij, por bilanci negativ i mbetur pas rishikimit të analizës financiare ka qenë sërish i madh. Bashkë me konstatimin për deklarime të pasakta, bilanci negativ e ka […]

Gjyqtari Laurent Fuçia pas seancës dëgjimore në KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Lajme Veting

KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Laurent Fuçia

Gjyqtari i Gjykatës së Rrethit Vlorë Laurent Fuçia u konfirmua të mërkurën në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pas rivlerësimit në të tri kriteret. Megjithatë Komisioni vendosi të trasferojë pranë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, njërën nga dosjet e shqyrtuara nga Fuçia. Gjatë hetimit administrativ, të kryer nga trupa e KPK e kryesuar […]