Gjatë pesë viteve të shpenzuara në një konflikt gjyqësor, Hakil Troci nuk ka mundur të shkelë më shumë se njëherë brenda sallës së gjyqit. Në mesin e korrikut, i moshuari me origjinë nga Dibra, banor prej fillimit të viteve ’90 në kryeqytet, po konsumonte një tjetër akt zvarritjeje në Gjykatën Civile të Tiranës. Troci i […]
Tag: Gjykatë
Shkelja e ligjit për rojet në plazhe kushton jetë njerëzore dhe gjoba për institucionet
Në një mesditë me diell përvëlues në 12 korrik 2020, Robert Neçaj dëgjoi ulërima, ndërsa qëndronte në një kullë vrojtimi në plazhin piktoresk të Ranës së Hedhun në Shëngjin. Britmat vinin nga deti dhe vrojtuesi i plazhit –i cili është sot zv.president i Shoqatës Shqiptare “Vrojtuesit e Plazhit dhe Shpëtimit në Ujë” – e kuptoi […]
Hoteli me 5 yje në Barcelonë u pagua 2 herë – nga Fusha dhe Bashkia e Tiranës
Më 17 dhjetor 2019, Prokuroria e Tiranës iu drejtua gjykatës me kërkesë për pushimin e hetimit ndaj zyrtarëve të lartë të Bashkisë së kryeqytetit, të cilët akuzohen se përfituan pagesa nga biznesmeni Shkëlqim Fusha për qëndrimin e tyre në një hotel me 5 yje në Barcelonë në qershor 2018. Vendimi për pushim u ndërmor vetëm […]
Dvorani hedh poshtë akuzat e Metës për grusht shtetit
Kryetari i KED-së dëshmoi të premten përpara komisionit hetimor për ligjshmërinë vendimeve të Presidentit llir Meta për zgjedhjet dhe emërimet në Gjykatën Kushtetuese, ku mohoi me forcë akuzat e kishte konsumuar shkelje të Kushtetutës, duke deklaruar se 6 ditë vonesë në dorëzimin e listave për emërimet e gjyqtarëve nuk përbëjnë një problem madhor. “Gjithçka mund […]
Betoni i dobët dyshohet si shkak për disa nga viktimat e tërmetit
Tetë nga nëntë anëtarët e familjes Lala humbën jetën më 26 nëntor, pasi lëkundjet e tërmetit shkatërrimtar e kthyen ndërtesën 4-katëshe ku ata banonin, brenda pak sekondash, në një pirg rrënojash betoni dhe hekuri në zonën e ish-kënetës në Durrës. Dy muaj më vonë, prokurorët po analizojnë me kujdes të dhënat e përftuara nga analizat […]
Martesat fiktive, të rinjtë martohen me gra të moshuara për t’i shpëtuar dëbimit nga BE
Në tetor të vitit të shkuar Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë gjykoi një padi civile për zgjidhje martese. Kërkesa bëhej nga një grua 60 vjeçe që kërkonte të ndahej nga bashkëshorti i saj gati 40 vjet më i ri në moshë. Edhe pse martesa me djalin e ri ka zgjatur më pak se një muaj, […]






