Kolegji i Posaçëm i Apelimit njoftoi se pas rihetimit nuk u gjetën prova që të cënonin vendimin e Komisionit të Pavarur për gjyqtarin e Apelit të Tiranës Genti Shala dhe me shumicë votash la në fuqi vendimin e konfirmimit.
Tag: Gjyqtar
Gjyqtarja Adelajda Gjuzi e përmbysi analizën financiare të KPK-së
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i vlerësoi bindëse pretendimet e gjyqtares së Beratit, Adelajda Gjuzi për konsiderimin të ligjshme të dhurimeve të prindërve të bashkëshortit prej nga u konstatua fillimisht mungesa më e madhe e burimeve të ligjshme, si dhe për uljen e shpenzimeve, duke e rrudhur balancën negative disa herë që në fund e […]
KPK: Durim Hasa nuk provoi pasurinë dhe ka cënuar besimin e publikut
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vlerëson se gjyqtari i Beratit, Durim Hasa rezultoi me bilanc negativ për pasurinë, ndërkohë që me veprimet në disa transaksione për disa apartamente dhe qëndrimin e tij në disa çështje e vendimarrje ka cënuar besimin e publikut tek drejtësia.
Gjyqtari Engert Pëllumbi jep shpjegime për figurën dhe profesionalizmin
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk ka gjetur probleme për pasurinë e gjyqtarit të Fierit Engert Pëllumbi, ndërkohë që ai kundërshtoi në seancë konstatimin e DSIK-së për papërshtatshmëri dhe paraqiti shpjegime për gjetjet në kriterin e profesionalizmit.
KPA hap dhe mbyll hetimin gjyqësor për gjyqtarin Genti Shala
Komisioneri Publik kërkoi hetimin e një denoncimi ku ngrihen dyshime se gjyqtari Genti Shala ka fshehur ortakërinë në një shoqëri ndërtuese, si dhe të një huaje të pahetuar nga KPK, pretendime që u kundërshtuan nga subjekti i rivlerësimit.
Gjyqtarja Mimoza Brahimi u dorëhoq një vit e gjysmë pasi filloi vetingu ndaj saj
Pas një kërkese për dalje për pension të parakohshëm dhe një kërkese për dorëheqje të gjyqtares së Tiranës, Mimoza Brahimi, Këshilli i Lartë Gjyqësor deklaroi përfundimin e statusit të magjistratit për këtë subjekt rivlerëismi që u pasua me ndëprerjen e vetingut nga Komisioni dhe sanksionin që i ndalon rikthimin në sistemin e drejtësisë.





