KPK duke shpallur një vendim | Foto : LSA
KPK Lajme Vendi

Gjyqtarja Mimoza Brahimi u dorëhoq një vit e gjysmë pasi filloi vetingu ndaj saj

Pas një kërkese për dalje për pension të parakohshëm dhe një kërkese për dorëheqje të gjyqtares së Tiranës, Mimoza Brahimi, Këshilli i Lartë Gjyqësor deklaroi përfundimin e statusit të magjistratit për këtë subjekt rivlerëismi që u pasua me ndëprerjen e vetingut nga Komisioni dhe sanksionin që i ndalon rikthimin në sistemin e drejtësisë.

KPK duke shpallur një vendim | Foto : LSA

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi më 15 shtator të ndëpresë procesin e rivlerësimit për gjyqtaren e Tiranës, Mimoza Brahimi për shkak të dorëheqjes si dhe t’i heqë asaj të drejtën për t’u riemëruar në sistemin e drejtësisë gjatë 15 viteve të ardhshme.

Në vendimin e arsyetuar të KPK-së, sqarohet se në janar të vitit 2020 gjyqtares Brahimi i është njoftuar nisa e hetimit administrativ në kuadër të procesit të rivlerësimit. Një vit e gjysmë më vonë, në korrik 2021, subjekti i rivlerësimit ka dorëzuar kërkesë për dalje në pension të parakohshëm në Këshillin e Lartë Gjyqësor, KLGj duke arugmentuar se kishte vjetërsi pune prej 39 vjetësh dhe moshën 61 vjeçe e dy muaj. Paralelisht ajo ka dorëzuar edhe një kërkesë për dorëheqje.

Brahimi ka paraqitur një kërkesë të dytë për dorëheqje m motivacionin se gjendja shëndetësore nuk ishte e mirë, për shkak të moshës, si dhe të lodhjes së madhe të shkakuar nga 39 vjet pune intensive. Bazuar në kërkesën e subjektit, më 4 gusht 2021, KLGj ka vendosur të deklarojë mbarimin e statusit të magjistratit për gjyqtaren e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Mimoza Brahimi.

Nga verifikimet e kryera prej KPK ka rezultuar se Brahimi nuk ka kryer ankim kudnër vendimit të KLGj-së. Gjithashtu, ajo është shprehur gjatë një komunikimi telefonik me Komisionin se nuk dëshironte të ushtronte të drejtën për t’u dëjguar në seancë dëgjimore.

Në përfundim, KPK ka vendosur të deklarojë ndërprerjen e procesit të rivlerësimit kalimtar për gjyqtaren Mimoza Brahimi. Gjithashtu, është vendosur ndalimi i emërimit të saj si gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *