Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi shkarkimin e gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Vlorës Ken Dhima, pasi e gjeti atë me probleme të pasurisë.
Tag: Gjyqtar
KPK ngre dyshime se gjyqtari Ken Dhima ka fshehur miliona
Sipas KPK-së Gjyqtari i Gjykatës Administrative të Vlorës ka 60.5 milion lekë të pajustifikuara me burime të ligjshme, dy shtëpi dhe dy makina të dyshuara si pasuri e fshehura, si dhe dy raste gjykimi në konflikt interesi.
Gjyqtari Sokol Ngresi dhe “denoncuesi” i tij do të përballen në KPA
Gjyqtari i Apelit të Vlorës, Sokol Ngresi deklaroi se prapa denoncimeve ndaj tij për fshehje apartamenti qëndronte administratori i shoqërisë “AFA Konstruksion” sh.p.k, Flamur Kadëna dhe kërkoi seancë me dyer të mbyllura duke pretenduar se në shpjegimet e tij do të përmendet edhe bota e krimit. Kolegji vendosi të thërrasë si dëshmitar Kadënën dhe urdhëroi […]
Skeda e pasurisë – Ken Dhima – gjyqtar i Gjykatës Administrative Vlorë
Gjyqtari i Gjykatës Administrative Vlorë, Ken Dhima do të përballet të martën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit në seancë dëgjimore. Si ka ndryshuar pasuria e tij familjare nga viti 2003 deri në vitin 2018.
KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Ilir Mustafaj
Kolegji i Posaçëm i Apelimit rrëzoi më shumicë votash ankimin e gjyqtarit të Tiranës, Ilir Mustafaj ndaj vendimit të Komisionit që e shkarkoi për deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë.
Kolegji nis procesin për dy ish-gjyqtarë të dënuar për korrupsion
Dy ish-gjyqtarët Ibrahim Hoxha dhe Shkëlqim Miri – të dënuar me vendim të formës së prerë për korrupsion, nuk u paraqitën në seancën publike në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, KPA ku po shqyrtohen ankimet e Komisionerit Publik, Darjel Sina ndaj vendimeve të KPK-së për ndërprerjen e vetingut ndaj këtyre subjekteve.





