Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi mbrëmjen e të mërkurës më 8 nëntor vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të gjyqtares së Apelit Tiranë, Maria Qirjazi. Vendimi u mor me shumicë votash nga trupa e KPA e kryesuar nga Rezarta Schuetz, me relatore Albana Shtyllën dhe anëtarë Sokol Çomo, Ina Rama […]
Tag: Gjyqtar
KPA lë në fuqi konfirmimin e gjyqtarit Arbër Çela
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të premten më 3 nëntor vendimin për lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Shkodrës, Arbër Çela. Gjyqtari Çela u konfirmua në detyrë më 7 dhjetor 2022, por Komisionerja Publike, Irena Nino e gjeti të pabazuar […]
Gjyqtarja Herila Çela shkarkohet nga detyra
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të hënën me 30 tetor vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Vlorës, Herila Çela. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relatore Etleda Çiftjan dhe anëtar Lulzim Hamitajn. Gjatë seancës degjimore më 19 tetor, Çela dha shpjegime […]
Prokurori Mustafa Turku jep shpjegime për pasurinë dhe qëndrimin në lirimin e Viktor Ymerit
Prokurori Mustafa Turku u përball të martën në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit me një sërë pyetjesh mbi mungesën sipas KPK të burimeve të ligjshme për pasurinë e krijuar prej tij që prej vitit 1993. Nga relatimi në seancë Turku ishte gjetur me bilance negative prej disa qindra mijë lekësh deri në vitin 2003 dhe […]
Kolegji njihet me parashtrimet në çështjen e gjyqtarit Arbër Çela
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të enjten më 28 shtator me parashtrimet e Komisioneres Publike, Irena Nino për ankimin e ngritur ndaj konfirmimit në detyrë të gjyqtarit të Shkodrës, Arbër Çela, si dhe me pretendimet e këtij të fundit. Nino u qëndroi shkaqeve të ankimit duke konstatuar pobleme në kriterin e pasurisë […]
KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares Rezarta Balliu
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi mbrëmjen e të hënës më 25 shtator vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të gjyqtares së Tiranës, Rezarta Balliu. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i KPA i kryesuar nga Albana Shtylla, me relatore Natasha Mulaj dhe anëtare Ina Rama, Mimoza Tasi […]




