Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi shkarkimin nga detyra të gjyqtares Klodiana Gjyzari, pas gjetjeve për burime financiare të pamjaftueshme dhe dyshimeve për konflikt interesi dhe ‘veprime korruptive’.
Tag: Gjyqtare
‘Pa logjikë ekonomike’: ONM kërkon rihetimin e pasurisë dhe figurës së Rilinda Selimit
Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit e konsideron të paplotë dhe sipërfaqësor hetimin e KPK-së për blerjen e një pike karburanti në Vlorë dhe përfitimet e nxjerra prej tij, ndërkohë që kërkon hetim edhe për figurën dhe etikën e gjyqtares së Gjykatës Administrative të Apelit.
Kolegji vendosi ‘i përçarë’ pro sanksionit 15-vjeçar për Arjana Fullanin
Në vendimin e arsyetuar, tre gjyqtaret në shumicë i dhanë të drejtë Komisionit, ndërsa gjyqtarët Shtylla dhe Çomo arsyetuan se duhej pritur vendimi i Gjykatës Administrative të Apelit.
Skeda e pasurisë së deklaruar –Gramoz Levanaj –Gjykata e Apelit Tiranë
Gjyqtari i Apelit të Tiranës, Gramoz Levanaj do të përballet të premten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.
KPK me bilance të paqarta në vendimin e gjyqtarit Sokol Ngresi
Sipas vendimit të arsyetuar të KPK-së, bilancet negative për gjyqtarin e Apelit të Vlorës, Sokol Ngresi ishin të vogla dhe të pamjaftueshme për të vendosur masë disiplinore.
Gjyqtarja Klodiana Gjyzari ballafaqohet me probleme të pasurisë dhe figurës
Gjyqtarja e Apelit të Vlorës, Klodiana Gjyzari u përball me dyshimet për mungesë burimesh të ligjshme dhe konflikt interesi në kriterin e pasurisë si dhe një raport negativ të DSIK-së për pastërtinë e figurës, të cilin ajo e quajti të bazuar në thashetheme.





