Pas mangësive në vendimin e KPK dhe një denoncimi të ri që e akuzon Shalën për fshehje të aksioneve në një kompani, ONM kërkon që Komisioneri Publik të apelojë vendimin e konfirmimit.
Tag: Gjyqtare
KPA rrëzon ankimin dhe e lë Arjana Fullanin jashtë sistemit të drejtësisë
Me shumicë votash, Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të rrëzojë si të pabazuar ankimin e ish-anëtares së Gjykatës së Lartë, Arjana Fullani, duke lënë në fuqi ndalimin për të mbajtur poste në drejtësi në 15 vitet e ardhshme.
Provat e gjyqtarit Genti Shala rrëzuan dyshimet për pronësinë e një apartamenti
Gjyqtari i Apelit të Tiranës, Genti Shala u konfirmua në detyrë pasi bindi Komisionin e Pavarur të Kualifikimit se një apartament i blerë në emër të tij në vitin 2000 i përkiste familjes së tezes së tij.
Arjana Fullani kërkon të drejtën për t’u rikthyer në sistemin gjyqësor
Ish-anëtarja e Gjykatës së Lartë, Arjana Fullani, parashtroi në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit pretendimet për kundërshtimin e vendimit të KPK-së që i ndalon të emërohet në institucionet e drejtësisë në 15 viteve të ardhshme, për shkak të heqjes dorë nga statusi i magjistratit.
Kolegji rrëzoi një ‘akuzë’, por la në fuqi shkarkimin e Hysni Demirajt
Kolegji rrëzoi si të pakuptimta dhe pa prova disa nga gjetjet e Komisionit për ish-gjyqtarin e Apelit të Tiranës, Hysni Demiraj, por la në fuqi vendimin e shkarkimit pasi konfirmoi konfliktin e interesit, mosjustifikimin e pasurisë dhe “defekt të rëndësishëm në ushtrimin e veprimtarisë gjyqësore”.
Gjyqtarja e Sarandës, Enkeleda Doda u dorëhoq pas barrës së provës
Kur Komisioni e njohu gjyqtaren Enkeleda Doda me rezultatin e hetimit dhe i kaloi barrën e provës për pasurinë, ajo u dorëhoq nga detyra.





