Komisioni evidentoi probleme për tre kriteret e rivlerësimit për gjyqtarin Albano Çepele dhe vendosi shkarkimin e tij nga detyra.
Tag: Gjyqtare
Konfirmimi i gjyqtares Nasufi, KPK u nda për blerjen e një apartamenti
Gjyqtarja e Apelit Administrativ, Altina Nasufi u konfirmua me shumicë votash, ndërsa kryesuesja Valbona Sanxhaktari arsyetoi se ajo nuk vërtetoi burimet për blerjen e një apartamenti.
Gjyqtari i Shkodrës, Albano Çepele përballet me probleme në të tri kriteret
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit evidentoi mungesë burimesh për blerjen e një apartamenti, dyshime për veprime korruptive dhe probleme me profesionalizmin. Në seancë u debatua edhe për gjendjen shëndetësore, pasi gjyqtari Çepele vuan nga një sëmundje që i vështirëson aktivitetin fizik.
Skeda e pasurisë së deklaruar –Albano Çepele –Gjykata e Shkodrës
Gjyqtari Albano Çepele do të përballet të mërkurën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij nga viti 2003 deri në fund të vitit 2016.
Minuset e mëdha financiare i kushtuan karrierën gjyqtarit Artur Gaxha
Në vendimin e arsyetuar, KPK ngre dyshime se gjyqtari i Apelit të Tiranës, Artur Gaxha kreu veprime fiktive për të justifikuar investimet në pasuri të paluajtshme –ndërsa balancat negative llogariten në dhjetra milionë lekë.
Komisioneri Darjel Sina kundërshton ONM për ankimin ndaj gjyqtarit Genti Shala
Komisioneri Darjel Sina kundërshtoi si të pambështetur në prova rekomandimin e ONM për apelimin e gjyqtarit të Apelit të Tiranës, Genti Shala –ndërsa çështja u ankimua më pas në Kolegj nga kolegu i tij, Florian Ballhysa.






