Gjyqtari Petrit Çomo i Gjykatës së Tiranës do të përballet të mërkurën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.
Tag: Gjyqtare
Gjyqtarja Anita Mici dërgohet për inspektim për lirimin e Lulzim Berishës
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë gjyqtaren e Gjykatës së Apelit Durrës, Anita Mici dhe transferoi një çështje për inspektim.
Praktikat e blerjes së dy apartamenteve sollën shkarkimin e gjyqtares Bernina Kondi
Vendimi i arsyetuar i KPK-së ngre dyshime për vlerën reale të blerjes së një apartamenti në vitin 2004 si dhe transferimin e një kredie të butë për blerjen e një apartamenti të dytë në Tiranë –si dhe mungesë burimesh për të dy pasuritë e patundshme.
Skeda e pasurisë së deklaruar –Altina Nasufi –Gjykata Administrative e Apelit
Gjyqtarja Altina Nasufi e Gjykatës Administrative të Apelit do të përballet të hënën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e saj familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.
‘Pavlefshmëria absolute’ për borxhin 7 miliardë lekë rrezikon gjyqtaren Blerona Hasa
Në një vendim të vitit 2017, gjyqtarja e Apelit Administrativ si pjesë e trupës gjyqësore kishte rrëzuar një urdhër të Tatimeve për një kompani me 7 miliardë lekë detyrime tatimore – por gjyqtarja Blerona Hasa deklaroi në seancë se paligjshmëria në atë rast kishte qenë “ulëritëse”.
Skeda e pasurisë së deklaruar –Artur Gaxha –Gjykata e Apelit Tiranë
Gjyqtari i Apelit të Tiranës, Artur Gaxha do të përballet të premten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Shumëfishimi i pasurisë familjare dhe “flamujt e kuq” nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.






