Shumica në KPA pranoi tërheqjen e ankimit nga anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Marsida Xhaferllari si akt dhe pushoi çështjen, por dy anëtare në pakicë kërkuan që veprimi të cilësohej si dorëheqje me efekt ndalimin për 15 vjet të punësimit në organet e drejtësisë.
Tag: Gjyqtare
KPK konfirmon gjyqtaren Miliana Muça
Gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme Miliana Muça u konfirmua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pas hetimit në të tre kriteret.
KPK shtyn seancën për gjyqtarin Tomor Skreli
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi të hënën se gjyqtari i Apelit të Gjirokastrës, Tomor Skreli do të përballej në një datë tjetër me procesin e vetingut.
Skeda e pasurisë së deklaruar –Tomor Skreli –gjyqtar i Apelit Gjirokastër
Gjyqtari Tomor Skreli i Apelit të Gjirokastrës do të përballet të hënën në seancë dëgjimore me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.
Gjytarja Miliana Muça përballet me vetingun
Anëtarja e Gjykatës së Posaçme Miliana Muça u përball thuajse pa probleme me procesin e rivlerësimit në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, ndërsa iu kërkuan shpjegime vetëm për një hua, 800 mijë lekë, e marrë nga babai fermer.
KPK riçel hetimin për kryetaren e Gjykatës së Kavajës
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të riçelë hetimin, pas shpjegimeve të dhëna nga gjyqtarja Entela Shedula për burimin e pasurisë së saj.