Gjyqtarja e Krimeve të Rënda, Iliriana Olldashi u rivlerësua pa probleme nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në të tre kriteret.
Tag: Gjyqtare
Skeda e pasurisë së deklaruar – Iliriana Olldashi –Gjykata e Krimeve të Rënda
Gjyqtarja Iliriana Olldashi do të përballet të hënën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e saj nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.
Rasti Medja, KPA përcakton detajet e vlerësimit të profesionalizmit
Shumica në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vlerësoi pozitivisht aftësitë profesionale të gjyqtarit Gentian Medja, ndërsa bashkëlidhur vendimit u miratuan edhe rekomandime për KPK-në mbi vlerësimin e profesionalizmit. Në pakicë, Natasha Mulaj kërkoi shkarkimin e gjyqtarit.
KPK shkarkon gjyqtarin e Apelit të Durrësit, Arben Vrioni
Me probleme të pasurisë dhe një bilanc negativ prej 9.3 milionë lekësh, gjyqtari i Apelit të Durrësit, Arben Vrioni mungoi në seancën e shpalljes së vendimit të shkarkimit nga KPK.
Bilanci negativ 9.3 milion lekë dhe transaksionet vënë në vështirësi gjyqtarin Arben Vrioni
KPK rrëzoi si të pabazuara pretendimet e Vrionit për të shtyrë procesin, ndërsa tha se atij i mungonin burimet e ligjshme financiare dhe se disa transaksione ishin të dyshimta; ndërkohë, subjekti kundërshtoi gjetjet dhe kërkoi hapje të hetimit për dy kriteret e tjera.
Shkarkohet nga Kolegji, por Besnik Muçi refuzon të njohë vendimin e vetingut
Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi shkarkimin nga detyra të anëtarit më të ri të Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçi për problemet me pasurinë. Me një interpretim alternativ, Muçi tha se KPA nuk ka kompetencë ta shkarkojë atë si anëtar të Gjykatës Kushtetuese, duke u bërë gjyqtari i parë që refuzon të njohë vendimin e vetingut.