Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi mbrëmjen e të enjtes më 30 mars 2023 vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të ish-gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Vlorë, Hysen Saliko. Në njoftimin e KPA thuhet se trupi gjykues i KPA i kryesuar nga Natasha Mulaj, me relator Sokol Çomo dhe anëtare Albana […]
Tag: Gjyqtare
Rexhep Karaj paraqet në KPA kundërshtimet ndaj hetimit pasuror të KPK
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shqyrtoi në seancë publike të mërkurën më 29 mars 2023 ankimin e kryer nga gjyqtari i Matit, Rexhep Karaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për shkarkimin e tij. Karaj u paraqit në Kolegj me djalin e tij, Ardian Karaj, për të cilin sqaroi se ishte […]
Skënder Haluci rrudh bilancin negativ në KPA, por shkarkimi mbetet në fuqi
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA i ka gjetur të drejta një pjesë të shkaqeve të ankimit të ish-kryetarit të Gjykatës së Vlorës, Skënder Haluci kundër shkarkimit të tij, por bilanci negativ i mbetur pas rishikimit të analizës financiare ka qenë sërish i madh. Bashkë me konstatimin për deklarime të pasakta, bilanci negativ e ka […]
Komisionerja Publike kërkon në Kolegj shkarkimin e gjyqtarit Erarbër Madhi
Komisionerja Publike, Irena Nino ankimoi të enjten më 23 mars 2023 vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Gjykatës Administrative Tiranë, Erarbër Madhi dhe kërkon shkarkimin e tij me argumentin se nuk arrin nivel të besueshëm në kriterin e pasurisë. Ashtu si pakica e Komisionit dhe Operacioni […]
Argumentet e Kolegjit për shkarkimin e Fatmira Hajdarit
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA e gjeti të drejtë vendimin e shkallës së parë të vetingut për ish-gjyqtaren e Apelit të Tiranës, Fatmira Hajdari dhe la në fuqi shkarkimin e saj për deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë si dhe për mosdeklarimin e revokimit të vizës amerikane. Megjithatë, Hajdari arriti të hiqte nga vlerësimi i […]
Kolegji rrëzon “cënimin e besimit” për Bernina Kondin, por lë në fuqi shkarkimin
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA i ka vlerësuar të drejta një pjesë të shkaqeve të ankimit të ish-gjyqtares së Gjykatës Administrative të Apelit, Bernina Kondi, por balancat negative të konstatuara në shumën totale rreth 1.7 milionë lekë si dhe pasaktësitë në deklarime janë vlerësuar të mjaftueshme për lënien në fuqi të shkarkimit të saj. […]






