Komisionerja Publike, Irena Nino ankimoi të premten më 23 shkurt vendimarjen e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin në detyrë të prokurores së Elbasanit, Zena Lila. Gjatë seancës dëgjimore më 13 dhjetor, Komisioni konstatoi pamundësi financiare për blerjen e një apartamenti dhe krijimin e një depozite në bono thesari, barra prove që u […]
Tag: Irena Nino
Kolegji dëgjon konkluzionet përfundimtare për prokurorin Urim Buci
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të premten më 16 shkurt me konkluzionet përfundimtare në çështjen e rivlerësimit kalimtar të prokurorit të Dibrës, Urim Buci. Komisionerja Publike, Irena Nino kërkoi shkarkimin nga detyra për deklarim të pasaktë e të pamjaftueshëm të pasurisë, ndërsa Buci kundërshtoi ankimin duke i cilësuar të pabazuara pretendimet e Komisioneres […]
KPA njihet me parashtrimet në çështjen e prokurorit Urim Buci
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të enjten më 8 shkurt me parashtrimet në ështjen e rivlerësimit kalimtar të prokurorit të Dibrës, Urim Buci dhe pasi mbylli shqyrtimin gjyqësor, shtyu seancën për t’u dhënë kohë palëve të përgatisin konkluzionet përfundimtare. Komisionerja Publike, Irena Nino, pasi parashtroi argumentet e saj për mungesë të burimeve […]
KPA lë në fuqi konfirmimin e prokurorit Ylli Bashaj
Kolegji i Posaçëm i Apelimit njoftoi të premten se me shumicë votash kishte vendosur të lërë në fuqi vendimin që konfirmon në detyrë prokurorin Ylli Bashaj, duke rrëzuar ankimin e Komisionerit Publik. KPA bëri me dije se shumica e gjeti vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të drejtë dhe vendosi që ai të lihej […]
Konfirmimi i prokurorit Arben Agovi ankimohet në Kolegj
Institucioni i Komisionerëve Publikë njoftoi të hënën më 29 janar ankimin e vendimit të Komisionit për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Tiranës, Arben Agovi, duke kërkuar shkarkimin e tij. Arben Agovi u konfirmua në detyrë më 13 dhjetor 2023 në mënyrë unanime nga trupa e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK e kryesuar nga […]
KPA shkarkon prokuroren Mariola Mërtiri
Kolegji i Posaçëm i Apelimit njoftoi të hënën vendimin për shkarkimin e prokurores Mariola Mërtiri duke vënë në dukje probleme në të tre kriteret, që sipas trupës gjykuese çonin në përfundimin se ajo nuk ishte e përshtatshme për të vijuar detyrën. Trupa e kryesuar nga Ina Rama, me anëtar Rezarta Schuetz, Sokol Çomo, Albana Shtylla […]





