Ashtu si Komisioni, shumica e Kolegjit konkludoi se ish-prokurori i Gjirokastrës, me veprimet dhe mosveprimet e tij ka cënuar besimin e publikut tek drejtësia – ndërsa pakica ngre dyshime mbi procesin e rregullt ligjor duke vlerësuar se subjektit nuk iu garantua e drejta për t’u mbrojtur dhe vlerëson se duhet të konfirmohet në detyrë pasi […]
Tag: Kolegji i Posaçëm i Apelimit
Kolegji kërkon prova të reja në çështjen ndaj prokurorit Petrit Çano
KPA pranoi si prova, dokumente të reja nga prokurori Petrit Çano dhe pas diskutimit në seancë mbi kriterin e profesionalizmit, vendosi t’i kërkojë gjykatës së Krujës sqarime më të detajuara mbi vendimmarrje në lidhje me kërkesat për lirim me kusht dhe deklasifikim të raportit të DSIK-së.
Gjyqtari Ramiz Lala dhe Komisioneri Publik paraqesin parashtrimet në KPA
Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të pranojë kërkesën e Komisionerit Publik për verifikimin e një vendimmarrje të gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Gjirokastrës, Ramiz Lala dhe të rikryejë analizën financiare për disa vite.
Kolegji dëgjon konkluzionet përfundimtare në çështjen e Anton Martinit
Komisioneri Publik, Florian Ballhysa i qëndroi kërkesës për shkarkim, ndërsa Martini i kundërshtoi të gjitha shkaqet e ankimit dhe pretendoi se komisioneri nuk po përfaqësonte interesin publik.
Ankimi i ish-prokurorit Bilbil Mete ndan në qëndrime anëtarët e Kolegjit
Shumica e Kolegjit e vlerëson procesin e vetingut të pavarur nga proceset e gjykatave të tjera dhe e quan të drejtë vendimin e Komisionit për ndërperjen e procesit të rivlerësimit prokurorin Bilbil Mete, si dhe sanksionin që i ndalon rikthimin në sistetmin e drejtësisë.
KPA ndërron mendje, rihapet hetimi për Kastriot Selitën
Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi me shumicë votash të riçelë hetimin për çështjen ndaj kryetarit të Gjykatës së Apelit Administrativ, Kastriot Selita me qëllim kërkimin e informacioneve nëse dhurimet janë tatuar apo tatohen.






