Kolegji i Posaçëm i Apelimit rrëzoi pretendimet e ish-gjyqtarit Fatos Qato mbi analizat financiare të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ndërsa gjeti qëndrimet e tij kontradiktore.
Tag: Kolegji i Posaçëm i Apelimit
KPA rrëzon kërkesën e Besnik Canit për pezullim të procesit
Anëtari i KLP-së, Besnik Cani i kërkoi Kolegjit të ndërpritej procesi ndaj tij për shkak të një padie në Gjykatën Kushtetuese për verifikimin e mandatit të 2 anëtarëve të Kolegjit dhe një procedimi penal të filluar nga SPAK. Kërkesa u rrëzua dhe palëve iu kërkua të përgatisin konkluzionet përfundimtare.
Kolegji rihap hetimet për prokurorin Adnan Kosova
Kolegji i Posaçëm vendosi të rihap hetimet për prokurorin Adnan Kosova, pasi dëgjoi qëndrimet e palëve në seancë publike. Vendimi për Kosovën u ankimua nga Komisioneri Publik.
Plani urban i Bjeshkëve; Ballhysa këmbëngul për hetimin Arben Dollapajt
Pavarësisht se Bashkia Tropojë ka njoftuar se nuk ka dokumente dhe prokurori Arben Dollapaj dorëzoi si provë kopjen origjinale të lejes ndërtimore, Komisioneri Publik Florian Ballhysa kërkoi sërish që të verifikohet nëse leja zhvillimore për shtëpinë e familjes së prokurorit në Valbonë është marrë bazuar në ligjin e kohës për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit.
Tërheqja e ankimit nga Marsida Xhaferllari pranohet me debat nga Kolegji
Shumica në KPA pranoi tërheqjen e ankimit nga anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Marsida Xhaferllari si akt dhe pushoi çështjen, por dy anëtare në pakicë kërkuan që veprimi të cilësohej si dorëheqje me efekt ndalimin për 15 vjet të punësimit në organet e drejtësisë.
Kolegji i Apelimit ‘censuron’ mendimet ndryshe të vëzhguesve të ONM
Gjyqtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit u mblodhën më 25 prill 2019, për të shqyrtuar kërkesën e një prej vëzhguesve ndërkombëtarë të ONM-së, që donte të publikonte bashkë me vendimin e KPA-së mendimin e tij kundër për ish-prokuroren Antoneta Sevdari. Kërkesa iu dërgua Mbledhjes së Gjyqtarëve përmes njërit prej anëtarëve të trupës, i cili […]






