Kolegji i Posaçëm i Apelimit njoftoi mbrëmjen e të enjtes më 27 tetor lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPA për shkarkimin nga detyra të ish-kryetarit të Gjykatës së Vlorës, Skënder Haluci. Haluci u shkarkua prej KPK-së më 5 mars 2020, pasi u konstatuan probleme të shumta për pasurinë, si […]
Tag: Kolegji i Posaçëm i Apelimit
Kolegji rrëzon vendimin e KPK për prokuroren Esmeralda Ndoci
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të martën më 25 tetor të rrëzojë vendimarrjen e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për ndërprerjen e vetingut për prokuroren e Shkodrës, Esmeralda Maillard Ndoci dhe ndalimin e saj për t’u rikthyer në sistemin e drejtësisë gjatë 15 viteve të ardhshme, për shkak të dorëheqjes nga detyra. KPA […]
KPA lë në fuqi shkarkimin e Fatmira Hajdarit
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi të hënën më 24 tetor vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit të ish-gjyqtares së Apelit Tiranë, Fatmira Hajdaraj(Hajdari). Ajo u shkarkua prej Komisionit më 18 qershor 2020, pasi u konkludua se kishte mungesë të burimeve të ligjshme për mbulimin e shpenzimeve, krijimin e pasurive dhe kryerjen e […]
Promovimi i ekspertëve të Reformës në krye të sistemit të drejtësisë ngre pikëpyetje
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, KED njoftoi më 14 tetor se në mbledhjen e radhës i ka hapur rrugën kandidimit për një pozicion në Gjykatën Kushtetuese gjyqtarit të Gjykatës Administrative të Apelit, Ardian Dvorani dhe të ish-kryetarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, KLP, Gent Ibrahimi. Ibrahimi dhe Dvorani janë dy nga ekspertët shqiptarë të […]
KPA me dy qëndrime për Selami Zallin
Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi më 17 qershor 2022 të lërë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për ish-ndihmësin ligjor të Gjykatës së Lartë, Selami Zalli, për ndërprerjen e vetingut dhe ndalimin e rikthimit të tij në sistemin e drejtësisë për 15 vjet. Vendimi u mor me shumicë votash, ku […]
Vendimi i KPA: Roli i tërheqjes së ankimit në çështjen e Irena Gjokës
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA i vlerësoi bindëse provat dhe shpjegimet e gjyqtares Irena Gjoka për burimet e pasurive që zotëron, duke i rrëzuar si të pabazuara shkaqet e ngritura në ankimin e ish-Komisionerit Publik, Darjel Sina, i cili kërkoi shkarkimin e këtij subjekti rivlerësimi. Zëvendësuesja e Sinës, komisionerja Irena Nino ndryshoi qëndrim gjatë […]






