Gjyqtari Dritan Banushi pas seancës në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Foto: Vladimir Karaj.
KPA Lajme Veting

KPA kërkon analizë të re financiare për gjyqtarin Dritan Banushi

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të martën të kërkojë nga Komisioneri Publik një analizë financiare të re për pasuritë e gjyqtarit të Gjykatës së Apelit të Gjirokastrës, Dritan Banushi. Banushi u konfirmua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në janar të vitit 2020, por vendimi i konfirmimit të tij u ankua nga Komisioneri Publik […]

Gjqytari Astrit Kalaja | Foto: Edmond Hoxhaj
Analiza KPA Veting

KPA me dy qëndrime në konfirmimin e Astrit Kalasë

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA është ndarë në vendimarrjen për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Apelit Shkodër, Astrit Kalaja. Shumica e trupit gjykues të Kolegjit, e përbërë nga relatori Sokol Çomo dhe anëtarët Albana Shtylla, Ina Rama dhe Ardian Hajdari e kanë gjetur të drejtë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK […]

Përfaqësuesit e institucioneve të vetingut në Komisionin e Ligjeve. Foto: Blerina Gjoka.
Lajme

Ligjet miratojnë rritje pagash për administratën e organeve të vetingut

Komisioni i Ligjeve miratoi të premten kërkesat e Kolegjit të Posaçëm i Apelimit, Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisionerëve Publikë për ndryshime në strukturën organizative, organikën dhe klasifikimin e pagave të  personelit për këto organe për vitin 2022. Deputetët pranuan dhe një kërkesë të organeve të vetingut për një shtesë page për personelin administrativ, […]

Gjyqtarja Marinela Osmani në KPA | Foto: BIRN/ Vladimir Karaj
KPA Lajme Veting

KPA mbyll shqyrtimin gjyqësor në çeshtjen ndaj gjyqtares Marinela Osmani

Seanca e shkurtër gjyqësore në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit në çështjen ndaj gjyqtares Marinela Osmani u fokusua mbi termin propocionalitet i aplikuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në vendimin për konfirmimin në detyrë të saj, përkundër vendimit të Kolegjit që çoi në shkarkimin e bashkëshortit ish-prokurorit Gentjan Osmani mbi të njëjtat prova. Ish-prokurori […]

Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elizabeta Imeraj pas seancës në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPA Lajme Veting

KPA dëgjon konkluzionet përfundimtare për Elizabeta Imerajn

Në një seancë 6 orëshe të mërkurën, Kolegji i Posaçëm i Apelimit u njoh me konkluzionet përfundimtare në çështjen e drejtueses së Prokurorisë së Tiranës, Elizabeta Imeraj. Komisioneri Publik, Florian Ballhysa u qëndroi të gjitha shkaqeve të ankimit dhe renditi në mënyrë të detajuar gjetjet e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ONM, mbi të cilat e […]

Gjyqtarja Enkeleida Hoxha e shoqeruar nga policia në KPA.
KPA Lajme Veting

‘Duhet të presim të vdesi një person’, KPA ngre pikëpyetje mbi hetimet e ILD-së

Seanca publike e zhvilluar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, KPA për shqyrtimin e ankimit të gjyqtares së Krujës, Enkeleida Hoxha ndaj vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, KLGJ për sharkimin e saj, u dominua nga debatet, komentet dhe pyetjet mes palëve, ku në mënyrë të përsëritur kryesuesja e trupit gjykues, Albana Shtylla tërhoqi vëmendjen […]