Seanca e prkurorit Ylli Bashaj në KPA | Foto: Vladimir Karaj
KPA Lajme

KPA urdhëron Komisioneren Publike të mbaj qëndrim mbi gjetjen e ONM-së

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) mori vendim të ndërmjetëm për të urdhëruar Komisioneren Publike që të dalë me qëndrim sa i përket një gjetje të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM) në çështjen ndaj prokurorit Ylli Bashaj. Gjetja e ONM u paraqit në seancën e mëparshme dhe që siç u përmblodh nga palët të hënën, […]

Prokurori Ylli Bashaj pas një seance në KPK. Foto: LSA.
KPA Lajme

Kolegji shtyn seancën ndaj Ylli Bashajt pas gjetjes së re nga ONM

Seanca në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, për shqyrtim e ankimit të Komisionerit Publik ndaj konfirmimit në detyrë të prokurorit Ylli Bashaj u shty të mërkurën, pasi Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit paraqiti një gjetje të re. Prokurori Bashaj kërkoi kohë që të njihej me këtë pretendim dhe trupa e KPA e shtyu seancën për në […]

Trupa e KPK gjatë shqyrtimit të kërkesës së ish-gjyqtarit Besnik Maho. Foto: Vladimir  Karaj.
KP Lajme

Komisioneri ankimon mbylljen pa vendim të vetingut për Besnik Mahon

Komisioneri Publik, Florian Ballhysa ankimoi të mërkurën më 27 dhjetor vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për përfundimin e procesit të rivlerësimit për ish-gjyqtarin e Pogradecit, Besnik Maho, pa një vendim përfundimtar. Sipas Ballhysës, vendimi i shumicës së trupës së Komisionit nuk gjen mbështetje në faktet dhe parashikimet ligjore të procesit të vetingut të […]

Gjyqtari Pëllumb Zaimi (djathtas)pas seancës dëgjimore në KPA. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPA Lajme Veting

Kolegji mbylli hetimet në çështjen ndaj gjyqtarit Pëllumb Zaimi

Kolegji i Posaçëm i Apelimit dëgjoi të enjten qëndrimet përfundimtare të palëve në çështjen ndaj gjyqtarit të Beratit Pëllumb Zaimi. Pasi pranoi më herët disa prova të reja të sjella nga gjyqtari KPA ia dha fjalën Komisionerit Publik Florian Ballhysa, i cili tha se i qëndronte ankimit. Ballhysa bëri një prezantim të shkurtër të gjetjeve […]