Bazuar në një denoncim anonim, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ngriti dyshime se një apartament i blerë në kryeqytet nga vjehrra e prokurorit Allajbeu mund të ishte pronë e tij, por përfaqësuesja ligjore tha se denoncimi anonim nuk ishte provë dhe mund të kishte ndikuar Komisionin.
Tag: Komisioni i Pavarur i Kualifikimit
KPK u nda për një apartament të prokurores së Apelit Durrës, Afërdita Ndoi
Prokurorja e Afërdita Ndoi e bindi shumicën e trupit gjykues të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit se me tepricat nga pagat ndër vite kishte pasur mundësi për blerjen e një apartamenti në Tiranë. Anëtarja Brunilda Bekteshi në pakicë vlerëson se pretendimet e Ndoit për kursimet e padeklaruara në vite mbeten në nivel deklarativ dhe kërkon […]
KPK vendosi konfirmimin me shumicë votash të prokurores Lindita Ziguri
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi se kishe konfirmuar në detyrë me shumicë votash prokuroren e Prokurorisë së Tiranës Lindita Ziguri.
KPK shtyn vendimin për Elbana Llurin pas denoncimit në media
Një denoncim në media ka bërë që Komisioni i Pavarur i Kualifikimit të shtyjë njoftimin e vendimit për gjyqtaren e Gjykatës së Apelit Elbana Lluri.
Mosdeklarimi i pasurive në posedim ngre pikëpyetje për gjyqtarin Shkëlqim Mustafa
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ngriti dyshime për zotërimin e një apartamenti në Tiranë, të padeklaruar në disa vite si dhe përdorimin e një automjeti prej 35 mijë eurosh në pronësinë e nipit, por gjyqtari Shkëlqim Mustafa tha se ishte larg pjesës së kalbur të sistemit dhe kërkoi konfirmimin në detyrë.
Skeda e pasurisë së deklaruar –Arben Allajbeu–Prokuroria e Tiranës
Prokurori Arben Allajbeu i Prokurorisë së Tiranës do të përballet të martën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij familjare nga viti 2005 deri në fund të vitit 2017.






