Gjyqtarja e Shkodrës Izabela Radovani u shkarkua nga detyra më 14 prill 2023 prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK, pasi u konkludua se në vlerësimin tërësor të rrethanave të çështjes, nuk arriti nivelin kualifikues në kriterin e pasurisë. Problemet e konstatuara në aspektin profesional nuk janë vlerësuar të mjaftueshme për shkarkim, por për shkak […]
Tag: Komisioni i Pavarur i Kualifikimit
Gjyqtarja Matilda Fetau konfirmohet në detyrë
Gjyqtarja e Gjykatës së Elbasanit, Matilda Fetau u përball të hënën më 29 maj me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK kur gjatë seancës dëgjimore u relatuan raporte pozitive për pasurinë dhe pastërtinë e figurës, ndërsa në aspektin profesional u evidentuan gjetje vetëm për dy çështje të denoncuara nga publiku, për të cilat ajo dha […]
Skeda e pasurisë së deklaruar – Matilda Fetau – Gjykata e Elbasanit
Matilda Fetau, gjyqtare pranë Gjykatës së Elbasanit, do të përballet të hënën më 29 maj me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Roland Ilia, Genta Tafa Bungo dhe Suela Zhegu. Matilda Fetau përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2015 dhe pas një […]
KPK largon nga detyra prokurorin Hyrjet Lamaj
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të premten më 26 maj vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Vlorës, Hyrjet Lamaj. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Genta Tafa Bungo, me relatore Valbona Sanxhaktarin dhe anëtar Lulzim Hamitajn. Kryesuesja Bungo sqaroi se Lamaj kishte dorëzuar një […]
Gjyqtari Lazer Sallaku shkarkohet nga detyra
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të premten më 26 maj vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Gjykatës së Tiranës, Lazer Sallaku. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Pamela Qirko, me relatore Brunilda Bekteshin dhe anëtar Roland Ilian. Gjatë seancës dëgjimore të mërkurën më 24 […]
Prokurori Artur Ismajlukaj jep shpjegime për udhëtimet me persona të dënuar
Prokurori i Elbasanit, Artur Ismajlukaj u përball të enjten më 25 maj me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore u pyet dhe dha shpjegime për disa udhëtime me automjete të personave të dënuar penalisht, në një rast me makinën e një personi të dënuar për krim të organizuar në Rimini të […]






