Komisioneri Publik Florian Ballhysa gjatë një seance në KPA. Foto:Vladimir Karaj
Artikull kryesor ! KP Lajme

Komisionerët Publikë kërkojnë transferimin e Njësisë Ligjore në SPAK

Mandati i dy organeve të vlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve i njohur si procesi i “Vetingut”, Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisionerëve Publikë përfundon në dhjetor 2024 dhe kompetencat e tyre kushtetuese kalojnë tek këshillat drejtues dhe drejtuesi i SPAK. Drejtuesi i SPAK, sipas Kushtetutës, do të ketë detyrën përfaqësimin e çështjeve në […]

HEC ne Valbone | Foto nga Bashkim Shala
Artikull kryesor ! Investigime

HEC-et në Valbonë: Qeveria bën një sy qorr ndaj vendimit të Gjykatës së Lartë

Prurjet dimërore të përroit të Çeremit në fillim të dhjetorit ishin të vrullshme. Përmes një tuneli të gërmuar në shkëmb dhe nëpërmjet tubave, uji rrjedh nga mali dhe futet në turbinat e hidrocentralit pranë fshatit Dragobi, ndërsa zhurma e agregateve oshëtin në luginën e Valbonës. Uji që rrjedh nga turbinat del i turbullt, përpara se […]

Paneli gjykues i perbere nga Etleda Ciftja, Lulzim Hamitaj dhe Roland Ilian | Foto: LSA
Artikull kryesor ! Investigime

Një sponsor privat financoi aktivitetin e KPK në një resort luksoz në Vlorë

Resorti “Marina Bay” është i ndërtuar rreth një pishine ekzotike buzë detit Jon në gjirin e Vlorës dhe njihet për luksin, kokteilet dhe festat e zhurmshme. Resorti ofron gjithashtu shërbime më pak të dukshme – mes së cilave edhe një sallë konferencash që reklamohet për takime prestigjoze dhe mbledhje të ‘shoqërisë së lartë’. Në fund […]

Mbetjet urbane në Stacionin
Artikull kryesor ! Artikull kryesor Investigime Investigime Korrupsioni Mjedisi Në Fokus

Skenari i plehrave: Si u dhjetëfishuan kostot e menaxhimit të mbetjeve të Durrësit

Javën e parë të qershorit, kontejnerët e mbeturinave në Durrës u tejmbushën sërish me plehra, pasi Landfilli i Sharrës raportohet se refuzoi të merrte për disa ditë mbetjet e qytetit bregdetar.  Kjo situatë e përsëritur, e cila vjen në kohën kur Durrësi sapo hyri në sezon turistik pas dy vitesh të vështira të shënuara nga […]

Banderolë e Muharrem Ramës në Dibër
Artikull kryesor Investigime Faqja e pare Investigime

Si u blenë votat dhe u shantazhuan votuesit në zgjedhjet vendore në Dibër

Dy ditë pas zgjedhjeve vendore në Dibër, më 13 shtator 2016, shefi i komisariatit në qytetin verilindor, Robert Aga, informohet se një person nga njësia administrative Kastriot ka bërë një video komprometuese dhe është nisur drejt Tiranës për ta dërguar në një televizion. Sipas informacionit që merr Aga, kameramani amator ka udhëtuar fillimisht me furgon […]