Prokurori Arben Agovi ne KPK
KP Lajme Veting

Konfirmimi i prokurorit Arben Agovi ankimohet në Kolegj

Institucioni i Komisionerëve Publikë njoftoi të hënën më 29 janar ankimin e vendimit të Komisionit për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Tiranës, Arben Agovi, duke kërkuar shkarkimin e tij. Arben Agovi u konfirmua në detyrë më 13 dhjetor 2023 në mënyrë unanime nga trupa e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK e kryesuar nga […]

Dritan Nushi pas seancës në KPK. Foto:BIRN
KPK Lajme Veting

Prokurori Dritan Nushi jep shpjegime për pasuritë e vjehrrit dhe profesionalizmin

Prokurori i Prokurorisë së Tiranës, Dritan Nushi, u përball të hënën më 29 janar me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore u pyet dhe dha shpjegime për një apartament në pronësi të vjehrrit, pasuri për të cilën u ngritën dyshime për fshehje, si dhe për gjetjet në kriterin profesional. Nushi mori […]

Skeda e pasurisë së deklaruar – Gentian Habazaj – Prokuroria e Beratit
Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar – Gentian Habazaj – Prokuroria e Beratit

Të martën në orën 10:00, në një nga sallat e Pallatit të Koncerteve në Tiranë, prokurori Gentian Habazaj pritet të përballet në seancë publike me gjetjet e hetimit administrativ të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK. Trupa e KPK-së përbëhet nga komisionerët Genta Tafa (Bungo), Roland Ilia dhe Suela Zhegu. Habazaj e ka filluar karrierën […]

Gjyqtari Avni Sejdi
KPK Lajme Veting

KPK shkarkon gjyqtarin Avni Sejdi

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi të premten shkarkimin nga detyra ta gjyqtarit të Gjykatës Administrative Avni Sejdi, pas procesit të rivlerësimit për këtë gjyqtar. Sejdi nuk ishte i pranishëm në seancën e njoftimit të vendimit. Gjyqtari Avni Sejdi i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, u përball gjatë seancës dëgjimore me pyetje për […]

Seanca e prkurorit Ylli Bashaj në KPA | Foto: Vladimir Karaj
KPA Lajme

KPA urdhëron Komisioneren Publike të mbaj qëndrim mbi gjetjen e ONM-së

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) mori vendim të ndërmjetëm për të urdhëruar Komisioneren Publike që të dalë me qëndrim sa i përket një gjetje të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM) në çështjen ndaj prokurorit Ylli Bashaj. Gjetja e ONM u paraqit në seancën e mëparshme dhe që siç u përmblodh nga palët të hënën, […]

Prokurori Arbër Berexha | Foto: LSA
KPK Lajme Veting

Prokurori Arbër Berexha konfirmohet në detyrë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të premten më 12 janar vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Tiranës, Arbër Berexha. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Etleda Çiftja, me relatore Brunilda Bekteshin dhe anëtar Lulzim Hamitajn. Gjatë seancës dëgjimore më 10 janar, Berexha dha shpjegime […]