Skeda e pasurisë së deklaruar – Gentian Habazaj – Prokuroria e Beratit
Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar – Gentian Habazaj – Prokuroria e Beratit

Të martën në orën 10:00, në një nga sallat e Pallatit të Koncerteve në Tiranë, prokurori Gentian Habazaj pritet të përballet në seancë publike me gjetjet e hetimit administrativ të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK. Trupa e KPK-së përbëhet nga komisionerët Genta Tafa (Bungo), Roland Ilia dhe Suela Zhegu.

Habazaj e ka filluar karrierën e tij në prokurorinë e Durrësit dhe që nga viti 2010 e ushtron detyrën në prokurorinë e Beratit.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë familjare të prokurorit Gentian Habazaj nga viti 2009 deri në fund të vitit 2019. Kliko këtu për PDF.

Pasuria bruto e subjektit të rivlerësimi nga fillimi i detyrës deri me datë 31.12.2019 është rritur me 9%, nga 5.7 milionë lekë në 6.2 milionë lekë. Kjo pasuri familjare përbëhet në fund të vitit 2019 nga 860 mijë lekë pasuri të paluajtshme, 4.2 milionë lekë likuiditete në bankë, një makina me vlerë 700 mijë lekë dhe 400 mijë lekë ‘cash’.

Të ardhurat familjare nga viti 2009 deri në vitin 2019 të subjektit të rivlerësimit janë 13.8 milionë lekë dhe vijnë si rrjedhojë e pagës së subjektit dhe të bashkëshortes.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 11 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, vlen për t’u shënuar se prokurori Gentian Habazaj në deklarimin Para Fillimit të Detyrës 2009 deklaron gjendje depozite bankare 5,400,082 lekë për të cilën mungon burimi I krijimit. Në vitet në vazhdim subjekti deklaron një sërë transaksionesh duke i kaluar  këto likuiditete herë në gjendje cash, herë në sistemin bankar.

Deklarata përpara fillimit të detyrës.

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Deklarata e pasurisë së vitit 2019

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *