Skeda e pasurisë së deklaruar – Dritan Nushi – Prokuroria e Tiranës
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar – Dritan Nushi – Prokuroria e Tiranës

Prokurori Dritan Nushi i Prokurorisë së Tiranës do të përballet të hënën më 29 dhjetor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Firdes Shuli, Xhensila Pine dhe Olsi Komici.

Dritan Nushi e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2002 si prokuror në Prokurorinë e Tiranës. Ai është transferuar në Prokurorinë e Kavajës për vitet 2007-2013 dhe prej asaj periudhe e ushtron funksionin në Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë familjare të prokurorit Dritan Nushi nga viti 2003 deri në fund të vitit 2018. Kliko këtu për PDF.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, prokurori Dritan Nushi zotëronte pasuri me vlerë 200 mijë lekë, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria e tij familjare kap vlerën e 7.8 milionë lekëve – të gjitha në likujditete bankare.

Të ardhurat familjare gjatë periudhës deklaruese janë 35.1 milionë lekë, nga të cilat rreth 41% kanë si burim pagën e subjektit dhe 57% pagat e familjarëve.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 15 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, vlen për t’u shënuar se prokurori Dritan Nushi zotëron përveç likujditeteve bankare edhe pjesë takuese në dy apartamente të trashëguara nga babai. Në deklarimin e vitit 2010, ai deklaron të ketë përfituar pas vdekjes së babait bashkëpronësinë e apartamentit me sipërfaqe 62.5 m2 në Fier si dhe bashkëpronësinë me 1/3 e një apartamenti me sipërfaqe 153 m2 të pahipotekuar në Tiranë.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *