Skeda e pasurisë së deklaruar – Olsian Çela – kandidat për Prokuror i Përgjithshëm
KPK Në Fokus Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar – Olsian Çela – kandidat për Prokuror i Përgjithshëm

Prokurori i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Olsian Çela, njëherazi kandidat për Prokuror i Përgjithshëm, përballet të premten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Kjo është skeda e pasurisë së deklaruar nga viti 2003 deri në vitin 2017.

Të hënën në orën 10 e 15 minuta , prokurori i Prokurorisë për Krime të Rënda, Olsian Çela, njëherazi rivali kryesor i Arta Markut në garën për Prokuror të Përgjithshëm, përballet më Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Çela ka një karrierë të gjatë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, institucion të cilin e ka drejtuar midis vitit 2008 dhe vitit 2012.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurorit Olsian Çela nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF]

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Në vitin e parë të deklarimit të pasurisë, Çela ka regjistruar një pasuri të deklaruar familjare prej 1.3 milionë lekë, ndërkohë në 31 dhjetor 2017, pasuria familjare e subjektit kap një vlerë prej 15.5 milionë lekë, duke regjistruar një rritje mesatare vjetore prej 1 milionë lekë.

Kjo pasuri përbëhet nga 81,557 lekë likuiditete bankare, 688,112 lekë likuiditete cash, 3 milionë lekë pasuri të luajtshme dhe 11.7 milionë lekë pasuri të paluajtshme.

Të ardhurat e subjektit gjatë periudhës së deklarimit kapin vlerën 26.6 milionë lekë, nga të cilat 22, 8 milionë lekë ose 85 % vijnë nga paga për shkak të funksionit, 2.2 milionë lekë fitim nga shitblerja e pasurive të paluajtshme dhe pjesa tjetër nga mësimdhënia dhe të ardhurat nga qiraja.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga 14 deklaratat që iu nënshtruan kontrollit aritmetik/logjik, asnjëra prej tyre nuk rezulton me probleme.

Ndërkohë, nga analiza cilësore e deklaratave u evidentua si ‘flamur i kuq’, huamarrja në vlerën 2.4 milionë lekë në vitin 2011. Duke qenë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo është e ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Deklarata e pasurisë për vitin 2003

Deklarata e pasurisë për vitin 2004

Deklarata e pasurisë për vitin 2005

Deklarata e pasurisë për vitin 2006

Deklarata e pasurisë për vitin 2007

Deklarata e pasurisë për vitin 2008

Deklarata e pasurisë për vitin 2009

Deklarata e pasurisë për vitin 2010

Deklarata e pasurisë për vitin 2011

Deklarata e pasurisë për vitin 2012

Deklarata e pasurisë për vitin 2013

Deklarata e pasurisë për vitin 2014

Deklarata e pasurisë për vitin 2015

Deklarata e pasurisë për vitin 2016

Deklarata e pasurisë për vitin 2017

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *