Më 26 shtator 2016, Arbër Denizi – magazinier i kompanisë shtetërore “Hekurudha Shqiptare” u bë strumbullar i krijimit të një kompanie të re me fushë të gjerë veprimi; nga import-eksporti i ushqimeve tek inertet dhe transporti. Kompania u quajt Pivot-04 dhe ndonëse qe jetëshkurtër, rezultoi shumë e suksesshme. Mes 28 shtatorit 2016 dhe 31 janarit […]
Tag: prokuror
Ermira Tafani u dorëhoq nga detyra pasi mësoi se vetingu ndaj saj ishte mbyllur vetëm për pasurinë
Prokurorja e Elbasanit, Ermira Tafani ka kërkuar dorëheqjen nga detyra pasi është njohur me vendimin e Komisionit për mbylljen e hetimit 2-vjeçar vetëm për kriterin e pasurisë.
Prokurori Gjon Kodra konfirmohet në detyrë
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i ka konsideruar bindëse shpjegimet e prokurorit të Tiranës, Gjon Kodra për pasurinë dhe një bisedë telefonike me një person të përfshirë në krimin e organizuar.
Anita Jella paraqet qëndrimet për denoncimet dhe pyetjet e relatores Natasha Mulaj
Prokurorja e Durrësit, Anita Jella i konsideroi të pabazuara 7 denoncime nga publiku dhe dorëzoi dhjetëra dokumente për të vërtetuar qëndrimin e saj. Gjithashtu, ajo i cilësoi pyetjet e ngritura nga relatorja Natasha Mulaj të shteruara nga shpjegimet që kishte dhënë në Komision dhe jashtë shkaqeve të ankimit.
KPK u nda në rivlerësimin e prokurorit Endrit Bimi
Shumica nuk i ka kaluar barrën e provës prokurorit të Tiranës Endrit Bimi për pasuritë e krijuara nga vjehrri dentist, nga prindërit dhe vëllai nga puna në Kanada e SHBA, pasi ka konkluduar se kanë pasur të ardhura të mjaftueshme – ndërsa komisioneri Lulzim Hamitaj konstaton mungesë burimesh të ligjshme të personave të lidhur dhe […]
Gjon Kodra jep shpjegime për burimet e pasurisë dhe një kontakt të papërshtatshëm
Prokurori i Tiranës, Gjon Kodra u pyet dhe dha shpjegime lidhur me kursimet e bashkëshortes para lidhjes së martesës; për hetimin e një çështje me kallëzues administratorin e shoqërisë ndërtuese ku kishte blerë apartamentin; si dhe për një bisedë telefonike me vëllain e një deputeti, të përfshirë në krimin e organizuar.






