Arian Ndoja pas seancës dëgjimore në KPK. Foto: BIRN.
Analiza KPK Veting

Kontakte me të proceduar e politikanë, KPK: Arian Ndoja cënoi besimin e publikut

Prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja u shkarkua nga detyra më 6 maj 2022, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konstatoi një sërë problemesh gjatë hetimit në kriterin e figurës dhe profesionalizmit, që u konsideruan se kishin cënuar besimin e publikut tek drejtësia. Sipas vendimit të arsyetuar të KPK-së, u vërtetuan kontakte të subjektit me […]

Prokurori Astrit Halilaj në seancë dëgjimore me KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Lajme Veting

Prokurori Astrit Halilaj përballet me probleme të pasurisë

Prokurori i Shkodrës, Astrit Halilaj u përball të martën më 28 qershor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime për mënyrën krijimit dhe përfitimit të disa pasurive të paluajtshme, burimet financiare dhe balancat negative të konstatuara gjatë hetimit administrativ. Ndërkohë, Halilaj u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës, si […]

Prokurori Arben Sharra pas seancës dëgjimore me KPK. Foto: Vladimir Karaj.
KPK Lajme Veting

KPK ngre dyshime për pasuri të fshehura ndaj prokurorit Arben Sharra

Në raportin e lexuar në fillim të seancës dëgjimore, që zgjati 4 orë e 30 minuta, relatorja Genta Tafa (Bungo) vuri në dukje ato që i cilësoi ‘përpjekje të përsëritura për të fshehur pasuri’ nëpërmjet prindërve të prokurorit të Durrësit, Arben Sharra. Relatorja përmendi si të tilla një shtëpi në Kodër Kamëz të ndërtuar nga […]

Prokurorja Natasha Prifti pas vendimit të KPK.
Lajme

KPA njihet me kërkimet përfundimtare në çështjen e Natasha Priftit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të hënën më 27 qershor me konkluzionet përfundimtare në çështjen e prokurores së Lushnjës, Natasha Prifti (Shallapi). Komisionerja Publike, Irena Nino i qëndroi ankimit dhe parashtrimeve duke kërkuar shkarkimin e prokurores për deklarim të pamjaftueshëm në kriterin e pasurisë. Prokurorja Prifti, nëpërmjet avokatit të saj Julian Mërtiri, […]

Skeda e pasurisë së deklaruar – Astrit Halilaj – Prokuroria e Shkodrës
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar – Astrit Halilaj – Prokuroria e Shkodrës

Prokurori i Shkodrës, Astrit Halilaj do të përballet të martën më 28 qershor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Roland Ilia, Genta Tafa Bungo dhe Lulzim Hamitaj. Astrit Halilaj e ka filluar karrierën si oficer i policisë gjyqësore dhe përgjatë dy dekadave ka […]

Skeda e pasurisë së deklaruar – Arben Sharra – Prokuroria e Durrësit
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar – Arben Sharra – Prokuroria e Durrësit

Prokurori i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, Arben Sharra do të përballet të hënën më 27 qershor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Lulzim Hamitaj, Suela Zhegu dhe Genta Tafa Bungo. Arben Sharra e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin […]