Prokurori Drini Pali i Prokurorisë së Durrësit do të përballet të premten më 14 janar me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Roland Ilia, Etleda Çiftja dhe Firdes Shuli. Drini Pali përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2003 dhe punon prej gati […]
Tag: Prokuroria e Rrethit Durrës
Anita Jella paraqet qëndrimet për denoncimet dhe pyetjet e relatores Natasha Mulaj
Prokurorja e Durrësit, Anita Jella i konsideroi të pabazuara 7 denoncime nga publiku dhe dorëzoi dhjetëra dokumente për të vërtetuar qëndrimin e saj. Gjithashtu, ajo i cilësoi pyetjet e ngritura nga relatorja Natasha Mulaj të shteruara nga shpjegimet që kishte dhënë në Komision dhe jashtë shkaqeve të ankimit.
Agron Gjana jep dorëheqjen pasi njihet me rezultatet e vetingut
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur të ndërpresë procesin e rivlerësimit për prokurorin e Durrësit, Agron Gjana pas dorëheqjes së tij, si dhe t’i ndalojë rikthimin në sistemin e drejtësisë gjatë 15 viteve të ardhshme.
KPA lë në fuqi vendimin për prokuroren Rabiana Halili
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e KPK-së për dorëheqjen e prokurores Rabiana Halili.
Prokurorja e Durrësit, Rabiana Halili u dorëhoq gjatë procesit të vetingut
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të ndërpresë procesin e rivlerësimit për prokuroren Rabiana Halili, duke i hequr të drejtën për t’u rikthyer në sistemin e drejtësisë në 15 vitet e ardhshme.
Prokurorja Enkeleda Osmani (Xhengo) kalon vetingun
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi konfirmimin në detyrë për prokuroren e Durrësit, Enkeleda Osmani (Xhengo), pavarësisht problemit me të ardhurat e bashkëshortit.






