Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi pamundësi financiare për krijimin e pasurive dhe ngriti dyshime për fiktivitetin e një deklarate noteriale, ndërsa në kriterin e figurës u relatuan favorizime të mundshme për disa të pandehur.
Tag: Prokuroria e Rrethit Elbasan
Shtyhet seanca dëgjimore për prokurorin Binas Nina
Prokurori i Elbasanit, Binas Nina kishte njoftuar Komisionin se e kishte të pamundur të ishte i pranishëm në seancë për arsye shëndetësore.
Skeda e pasurisë së deklaruar –Binas Nina –Prokuroria e Elbasanit
Prokurori Binas Nina i Prokurorisë së Elbasanit do të përballet të hënën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2018.
KPK: Dritan Gina cënoi besimin e publikut me sjelljen e tij gjatë vetingut
Kërkesat e shumta për përjashtim të trupit gjykues dhe shtyrje të seancave të depozituara në Komision nga prokurori i Tiranës gjatë procesit të rivlerësimit konsiderohen si të qëllimshme dhe së bashku me sjelljen e tij në seancën e shpalljes së vendimit – kur hyri me forcë në sallë, vlerësohen se cënojnë besimin e publikut tek […]
Vetingu për ish-gjyqtarin Qani Hasa përfundon pa vendim
Procesi i rivlerësimit kalimtar për ish-gjyqtarin e Elbasanit, Qani Hasa është përfunduar pa një vendim përfundimtar, pasi ai ishte shkarkuar më parë nga ish-Këshilli i Lartë i Drejtësisë si pasojë e dënimit të tij me formë të prerë për fshehje pasurie.
Prokurori Dritan Gina përballet me probleme për pasurinë dhe figurën
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstaton pasaktësi në deklarimin e pasurive dhe balanca negative në vlera të mëdha, gjetje që u kundërshtuan nga prokurori i Tiranës Dritan Gina. Ai cilësoi të pabazuar dhe dashakeqas edhe një raport negativ të DSIK që ngre dyshime për favorizim të të proceduarve dhe veprime korruptive.





