Prokurorja Elfrida Bregova në seancën dëgjimore në KPK. Foto: Vladimir Karaj.
Analiza KPK Veting

Trupa e KPK ndahet për procedurë në çështjen e Elfrida Bregovës

Prokurorja e Tiranës, Elfrida Bregova u konfirmua në detyrë më 8 prill, pasi bindi Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për ligjshmërinë e burimeve të krijimit të pasurive si dhe për një transfertë bankare në emër të bashkëshortit, që subjekti pretendoi se ishte kryer nëpërmjet falsifikimit të nënshkrimit. Sipas vendimit të arsyetuar, trupa e KPK e […]

Ish-prokurori Petrit Bica dhe avokati i tij, pas seancës në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPA Veting

KPA lë në fuqi përjashtimin 15-vjeçar nga sistemi ndaj prokurorit Petrit Bica

Kolegji i Posaçëm i Apelimit edhe pse gjeti “shkelje të rënda” në procedurat e ndjekura nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të hënën me shumicë votash të lërë në fuqi vendimin, i cili përjashton prokurorin Petrit Bica nga sistemi i drejtësisë për 15 vjet. Në leximin e vendimit kryesuesja e trupës Mimoza Tasi tha […]

Prokurori Etien Kapo pas shpalljes së vendimit të KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Lajme Veting

Prokurori Etien Kapo konfirmohet në detyrë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të premten vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Tiranës, Etien Kapo. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK-së e kryesuar nga Genta Tafa Bungo, me relatore Valbona Sanxhaktarin dhe anëtar Lulzim Hamitajn. Prokurori Kapo pati një seancë pa telashe përballë KPK të enjten […]

Prokurori Etien Kapo gjatë seancës dëgjimore me KPK-në. Foto: LSA
KPK Lajme Veting

Etien Kapo përballet pa telashe me vetingun

Prokurori i Prokurorisë së Tiranës, Etien Kapo pati një seancë pa telashe përballë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të enjten më 12 maj. Gjatë relatimit nuk u konstatuan probleme të pasurisë dhe figurës, ndërsa Kapo u shpreh dakord me të gjitha gjetjet e hetimit administrativ. Procesi i vetingut për prokurorin Kapo po kryhet nga trupa […]

Ish-prokurori Petrit Bica dhe avokati i tij, pas seancës në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPA Lajme Veting

Prokurori në pension, Petrit Bica kërkon ndryshimin e vendimit të KPK

Kolegji i Posaçëm i Apelimit dëgjoi të enjten më 12 maj parashtrimet dhe konkluzionet përfundimtare lidhur me ankimin e ish-prokurorit të Tiranës, Petrit Bica kundër vendimit të Komisionit që ndëpreu vetingun për këtë subjekt rivlerësimi dhe i hoqi të drejtën për t’u rikthyer në sistemin e drejtësisë për shkak të dorëheqjes së tij. Në vendimin […]

Skeda e pasurisë së deklaruar – Etien Kapo – Prokuroria e Tiranës
KPK Skeda Veting

Skeda e pasurisë së deklaruar – Etien Kapo – Prokuroria e Tiranës

Prokurori i Prokurorisë së Tiranës, Etien Kapo do të përballet të enjten më 12 maj me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Genta Tafa Bungo, Lulzim Hamitaj dhe Valbona Sanxhaktari. Etien Kapo e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1999 dhe […]