Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA e gjeti të drejtë shkarkimin e gjyqtarit të Gjykatës së Tiranës, Kreshnik Omari për deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë, si dhe konfirmoi pamundësinë financiare dhe dyshimet e ngritura për fshehje pasurie në emër të prindërve. Në vendimin e arsyetuar të KPA analizohen shkaqet e ngritura në ankim prej Omarit, […]
Tag: Shqipëri
Analiza financiare e Fatos Lulos debatohet në procesin penal ndaj tij për fshehje pasurie
Analiza financiare e ish-anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo, e hartuar nga tre ekspertët e rinj të caktuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë më 15 nëntor 2023, u debatua gjatë seancës gjyqësore të hënën më 19 shkurt, kur u kontenstua në disa pjesë të saj nga prokuroria dhe mbrojtja e të pandehurit […]
KPK shkarkon gjyqtarin Avni Sejdi
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi të premten shkarkimin nga detyra ta gjyqtarit të Gjykatës Administrative Avni Sejdi, pas procesit të rivlerësimit për këtë gjyqtar. Sejdi nuk ishte i pranishëm në seancën e njoftimit të vendimit. Gjyqtari Avni Sejdi i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, u përball gjatë seancës dëgjimore me pyetje për […]
Gjyqtari Avni Sejdi kundërshton problemet për pasurinë dhe profesionalizmin
Gjyqtari Avni Sejdi i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, u përball të hënën më 15 janar me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegimet për pamundësitë financiare në krijimin e pasurive, si dhe për probleme në kriterin profesional. Ndërkohë, ai u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e fugurës. Procesi […]
Ndihmësja ligjore Klerona Meçi përballet me probleme për pasurinë dhe figurën
Ndihmësja ligjore pranë Prokurorisë së Përgjithshme, Klerona Meçi u përball të hënën më 15 janar me probleme në kriterin e pasurisë dhe figurës, si pasojë e mungesës së burimeve të ligjshme të babait për blerjen e një apartamenti të përdorur prej saj, si dhe mos deklarimit në formularin e kontrollit të figurës të një procedimi […]
“Mangësi për të ndërmarrë logjikisht hetimin”, konfirmimi i Gjergji Takos ankimohet në Kolegj
Komisioneri Publik, Florian Ballhysa ankimoi të enjten më 2 tetor vendimarrjen e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Tiranës, Gjergji Tako. Pasi prokurori Gjergji Tako u pezullua një vit nga detyra prej Komisionit, për të rindjekur Shkollën e Magjstraturës për shkak të probleme të konstatuara në kriterin profesional gjatë […]





