Ish-kryeministri Sali Berisha humbi mundësinë e fundit për të pastruar figurën e tij në Mbretërinë e Bashkuar pasi një gjykatë vendëse hodhi poshtë pretendimet e shumta të dorëzuara nga avokatët e tij kundër një vendimi të vitit 2022 që e sanksionon atë për përfshirje në korrupsion madhor gjatë kohës kur ai ka qenë kryeministër në […]
Tag: Vendim
KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurores Rita Gjati
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të mërkurën më 5 qershor vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të prokurores së Kukësit, Rita Gjati. Megjithëse disa prej konkluzioneve të Komisionit nuk janë konstatuar të pabazuara, Kolegji konkludoi se Gjati rezulton të ketë kryer deklarim të pamjaftueshëm për pasurinë dhe figurës. Ndërkohë, problemet […]
Skema e ‘mashtrimit’ me kreditë çon guvernatorin Sejko në SPAK
Në vitin 2016, Kristo Puleshi nuk e mori seriozisht kërkesën e zyrës Albanian Debt Collection Agency, ADCA, për të paguar një detyrim prej 58 mijë lekësh. Në shkresën që zyra ligjore i nisi për llogari të institucionit Micro Credit Albania, MCA, ai njoftohej se rezultonte dorëzanës i një kredie të marrë nga shoku i tij […]
KPK konfirmon me shumicë ndihmësen ligjore Klerona Meçi
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi të martëm konfirmimin në detyrë të ndihmëses ligjore pranë Prokurorisë së Përgjithshme Klerona Meçi. Meçi u përball në KPK me dy seanca dëgjimore kryesisht lidhur me probleme të gjetura në kriterin e pasurisë dhe figurës. Megjithatë KPK ka arsyetuar se dyshimet mbi mungesën e burimeve të ligjshme të babait […]
Prokurori Julian Zonja përballet me vetingun
Prokurori Julian Zonja i Prokurorisë së Tiranës u përball të hënën më 15 maj me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime për një bilanc negativ të konstatuar në pagesën e një pjese të çmimit të një apartamenti; për informacionet e Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar si dhe […]
KPK shkarkon prokurorin Sokol Malaj
Prokurori i Tiranës Sokol Malaj u shkarkua të premten nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Vendimi për Malajn u mor pas një seance dëgjimore në të cilën Komisioni vuri në dukje se atij i ishte kaluar barrë prove për zotërimi i aksioneve në një kompani të transportit të naftës. Në seancë dëgjimore u tha se […]






