Trupa e KPK gjatë një seancë.
KPK Lajme

KPK ‘shkarkon’ ish-gjyqtaren Majlinda Andrea për t’i hequr statusin

Vendimi u shpall në mungesë të ish-gjyqtares Andrea. Majlinda Andrea nuk e ushtron funksionin prej vitit 2016, kur u akuzua për korrupsion dhe u dënua një vit më vonë me katër vite burg të konvertuara në shërbim prove. Megjithatë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit deklaroi në seancë dëgjimore se institucionet e drejtësisë nuk kishin ushtruar […]

Prokurori Julian Zonja pas seancës dëgjimore me KPK.
KPK Lajme

Prokurori Julian Zonja përballet me vetingun

Prokurori Julian Zonja i Prokurorisë së Tiranës u përball të hënën më 15 maj me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime për një bilanc negativ të konstatuar në pagesën e një pjese të çmimit të një apartamenti; për informacionet e Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar si dhe […]

Naim Tota duke dalë nga seanca dëgjimore ne KPK
KP Lajme Vendi

Komisionerja Publike ankimon konfirmimin e prokurorit Naim Tota

Institucioni i Komisionerëve Publikë ankimoi të premten më 12 maj vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Tiranës, Naim Tota. Ankimi bazohet në rekomandimin e Operacionit Ndërkobëtar të Monitorimit, ONM, të bërë publik më 2 maj. Tota u konfirmua në detyrë prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, […]

Ndotja mjedisore në ish-venddepozitimin e mbetjeve në Porto Romano | Foto ilustruese : Geri Emiri
Artikull kryesor ! Artikull kryesor Investigime Investigime Korrupsioni Mjedisi Në Fokus

Skenari i plehrave: Si u dhjetëfishuan kostot e menaxhimit të mbetjeve të Durrësit

  Javën e parë të qershorit, kontejnerët e mbeturinave në Durrës u tejmbushën sërish me plehra, pasi Landfilli i Sharrës raportohet se refuzoi të merrte për disa ditë mbetjet e qytetit bregdetar.  Kjo situatë e përsëritur, e cila vjen në kohën kur Durrësi sapo hyri në sezon turistik pas dy vitesh të vështira të shënuara […]