Vendimi i zbardhur i KPK-së shpjegon se megjithëse unanime në konfirmimin në detyrë të prokurorit të Prokurorisë së Përgjithshme Kostaq Beluri, trupa gjykuese u nda për pjesën e vendimit që e çon prokurorin për inspektim dhe masë disiplinore. Shumica e KPK-së cilësoi të paplotë hetimin e një çështje, ku i dyshuar ishte gjykatësi i shkarkuar […]
Pasuria e nënës dhe e ish-bashkëshortit, Komisioneri Publik apelon vendimin për gjyqtaren Alma Brati
Komisioneri Publik mendon se KPK nuk ka kryer si duhet hetimet mbi pasuritë e gjykatëses së Shkallës së Parë në Tiranë Alma Brati dhe se nuk ka verifikuar nëse nëna e saj dhe ish-bashkëshorti kishin burime të ligjshme pasurie. Komisioneri i kërkon Kolegjit të Posaçëm të Apelimit rishikimin e dosjes së Bratit për kriterin e […]
Ambasadorja e Gjermanisë: Vetingu i sukseshëm, të plotësohen vendet vakante
Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë përgëzoi punën e bërë deri tani nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ndërsa kërkoi ngritjen sa më shpejt të KLGJ e KLP dhe plotësimin e vendeve vakante në gjykatën e Lartë e Kushtetuese.
ONM i kërkon Komisionerit Publik të apelojë konfirmimin e Artur Malajt
Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) i kërkoi Komisionerit Publik të apelojë në Kolegjin e Posaçëm vendimin e KPK-së për Artur Malaj, kandidat për Inspektor të Lartë të Drejtësisë. Përfaqësuesja e misionit ndërkombëtar ngriti edhe gjatë seancës dëgjimore dyshime mbi pasurinë e gjykatësit i cili pavarësisht këtyre u konfirmua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.
Raporti: Kush janë komisionerët e ‘ashpër’ dhe ‘liberalë’ të vetingut
Një raport i Institutit të Studimeve Politike hedh dritë mbi qasjen e anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ndaj subjekteve duke u bazuar në numrin e vendimeve për shkarkim apo konfirmim të dhënë prej tyre.
ONM i rekomandon Komisionerit Publik apelimin e vendimit të prokurorit Gentjan Osmani
Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i ka rekomanduar Komisionerit Publik që të apelojë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Prokurorisë për Krime të Rënda, Gentjan Osmani.