Kolegji i Posaçëm i Apelimit ia gjeti të drejta vlerësimet e shkallës së parë të vetingut lidhur me problemet e identifikuara për profesionalizimin dhe pasurinë.
KPA konfirmon shkarkimin e prokurorit Shpëtim Kurti
Kolegji i Posaçëm i Apelimit shqyrtoi në dhomë këshillimi ankimin Kurtit kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që e shkarkoi për probleme në kriterin e pasurisë dhe figurës.
Gjyqtarja Regleta Panajoti jep dorëheqjen në prag të përballjes me Kolegjin
E konfirmuar me debat në shkallë të parë, gjyqtarja Panajoti –ish-kandidate për Gjykatën Kushtetuese e njoftoi Kolegjin e Posaçëm të Apelimit se kishte dorëzuar më 24 qershor kërkesën për dorëheqje në Këshillin e Lartë Gjyqësor.
Dy anëtarë të KPA-së kallëzohen në SPAK për falsifikim, fshehje të ardhurash e pasurie
Dy ish-prokurorë dhe një ish-gjyqtar akuzojnë anëtarët e KPA-së Luan Daci dhe Ardian Hajdari se kanë gënjyer gjatë aplikimit dhe procesit të përzgjedhjes së tyre për një pozicion në institucionet e rivlerësimit. Kallëzuesit pretendojnë se ata kanë kryer edhe evazion fiskal dhe fshehje pasurie.
KPK thërret një tjetër seancë për prokurorin Moisi Duda
Gjatë seancës së caktuar të mërkurën për shpalljen e vendimit për prokurorin e Apelit të Durrësit, Komisioni njoftoi rihapjen e hetimit dhe zhvillimin e një seance tjetër dëgjimore, kur subjekti do të pytet lidhur me disa konstatime.
Gjyqtari i Apelit, Ridvan Hado konfirmohet në detyrë
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi gjithashtu të referojë për inspektim gjetjet e ONM-së mbi vendimarrjen e KLD-së, ku Hado ishte një ndër anëtarët, për gjyqtarët Gjin Gjoni dhe Petrit Aliaj.