Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë prokuroren e Prokurorisë së Tiranës, Elsa Miha pasi rrëzoi një raport problematik nga ILDKPKI për pamjaftueshmëri financiare.
Month: April 2024
Prokurorja Marjeta Zaimi ballafaqohet me pikëpyetjet mbi pasurinë në KPK
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit renditi kalimin e barrës së provës për një seri transaksionesh financiare të prokurores së Prokurorisë së Tiranës, Marjeta Zaimi, ndërsa kjo e fundit këmbënguli se pasuria e saj ishte e ligjshme dhe kërkoi konfirmimin në detyrë.
Gjyqtarja Marinela Osmani kërkon të mos gjykohet sërish për disbalancat që shkarkuan bashkëshortin
Gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës, aktualisht e komanduar si këshilltare ligjore e komanduar pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor, kërkoi konfirmimin në detyrë duke argumentuar se problemet e identifikuara me pasurinë e saj familjare kanë sjellë sakaq shkarkimin e bashkëshortit, ish-prokurorit Gentjan Osmani.
KPA lë në fuqi me shumicë votash shkarkimin e prokurorit Eugen Beci
Kolegji i Posaçëm in Apelimit ka konfirmuar me shumicë votash shkarkimin nga detyra të prokurorit të ish-Prokurorisë për Krime të Rënda, Eugen Beci për kriterin e pastërtisë së figurës.
Komisioni rrëzon raportin negativ të ILDKPKI për prokuroren Elsa Miha
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e konsideroi të pabazuar një raport problematik të Inspektoriatit për prokuroren e Prokurorisë së Tiranës, Elsa Miha, por u kërkuan shpjegime për një hua prej 18,500 eurosh si dhe balancat negative në dy vite.
Strasburgu hedh poshtë ankimin e ish-gjyqtares Altina Xhoxhaj
Me shumicë votash, Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut i ka cilësuar procedurat e vetingut që çuan në shkarkimin e gjyqtares, Altina Xhoxhaj të rregullta dhe shkarkimin e saj proporcional.