Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK për sekuestrimin e një apartamenti dhe të një garazhi në pronësi të ish-anëtarit të Gjykatës së Lartë, Admir Thanza, i cili u shkarkua nga vetingu.
Month: April 2026
Skeda e pasurisë – Gjon Kodra – prokuror në Prokurorinë e Tiranës
Prokurori i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë do të përballet të premten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Skeda grafike tregon ndryshimin e pasurisë së tij nga viti 2003 deri ne vitin 2016.
Dënimi bashkëshortit dhe deklarimi i pasaktë i burimeve të pasurisë penalizuan Ajola Prençin
Mosdistancimi dhe mosmbajtja e një qëndrimi ndaj dënimit të bashkëshortit ish-prokuror për korrupsion, si dhe deklarimi i pasaktë i burimeve financiare për një apartament, sollën shkarkimin e prokurores së Kurbinit, Ajola Prençi.
KPK shkarkon prokurorin Binas Nina
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi shkarkimin e prokurorit të Elbasanit Binas Nina, pas problemeve të gjetura në kriterin e pasurisë.
KPA çel hetimin gjyqësor për Anita Jellën
Pasi u njoh me parashtrimet e Komisionerit Publik, Darjel Sina dhe të prokurores Anita Jella, Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të çelë hetimin gjyqësor dhe u dha kohë palëve të përgatisin qëndrimet për disa denoncime të reja.
Prokurori Binas Nina kërkon konfirmim pavarësisht problemeve të gjetura me pasurinë
Në një seancë të zhvilluar të mërkurën në KPK, prokurori i Elbasanit dha sqarime për ato që vëzhguesi ndërkombëtar i cilësoi si “mënyra shumë fatlume” të sigurimit të parave ndërsa kritikoi metodologjinë e llogaritjes së kostos së udhëtimeve që përdoret nga Komisioni si të paarsyeshme.






