Prokurori Etien Kapo pas shpalljes së vendimit të KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Lajme Veting

Prokurori Etien Kapo konfirmohet në detyrë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të premten vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Tiranës, Etien Kapo. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK-së e kryesuar nga Genta Tafa Bungo, me relatore Valbona Sanxhaktarin dhe anëtar Lulzim Hamitajn. Prokurori Kapo pati një seancë pa telashe përballë KPK të enjten […]

Gjyqtarja Atalanta Zeqiraj (majtas) dhe avokatja e saj në KPA | Foto: Edmond Hoxhaj
KPA Lajme Veting

Komisionerja Publike kërkon lënien në fuqi të konfirmimit të Atalanta Zeqirajt

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA dëgjoi të premten konkluzionet përfundimtare në çështjen lidhur me ankimin e zyrës së Komisionerit Publik ndaj vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin në detyrë të gjyqtares së Vlorës, Atalanta Zeqiraj. Gjyqtarja Atalanta Zeqiraj u konfirmua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në 30 qershor 2021. […]

Gjyqtari i Gjykatës Administrative Emiljano Ruli, pas seancës në KPK. Foto:Vladimir Karaj/BIRN
KPK Lajme Veting

KPK rihap hetimet për gjyqtarin Emiljano Ruli

Gjyqtari Emiljano Ruli i Gjykatës Administrative të Tiranës do të hetohet edhe për profesionalizmin dhe pastërtinë e figurës, pas vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit njoftuar të premten për rihapje të hetimit për këtë subjekt. Olsi Komici, që kryeson trupën me relatore Xhensila Pinen dhe anëtare Valbona Sanxhaktarin, njoftoi se pas diskutimeve në dhomë […]

Prokurori Etien Kapo gjatë seancës dëgjimore me KPK-në. Foto: LSA
KPK Lajme Veting

Etien Kapo përballet pa telashe me vetingun

Prokurori i Prokurorisë së Tiranës, Etien Kapo pati një seancë pa telashe përballë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të enjten më 12 maj. Gjatë relatimit nuk u konstatuan probleme të pasurisë dhe figurës, ndërsa Kapo u shpreh dakord me të gjitha gjetjet e hetimit administrativ. Procesi i vetingut për prokurorin Kapo po kryhet nga trupa […]

Ish-prokurori Petrit Bica dhe avokati i tij, pas seancës në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPA Lajme Veting

Prokurori në pension, Petrit Bica kërkon ndryshimin e vendimit të KPK

Kolegji i Posaçëm i Apelimit dëgjoi të enjten më 12 maj parashtrimet dhe konkluzionet përfundimtare lidhur me ankimin e ish-prokurorit të Tiranës, Petrit Bica kundër vendimit të Komisionit që ndëpreu vetingun për këtë subjekt rivlerësimi dhe i hoqi të drejtën për t’u rikthyer në sistemin e drejtësisë për shkak të dorëheqjes së tij. Në vendimin […]

KPK shtyn seancën për prokuroren e dorëhequr Esmeralda Ndoci

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi të enjten shtyrjen e seancës dëgjimore ndaj prokurores Esmeralda Ndoci.  Kryesuesja e trupës Pamela Qirko tha në fillim të seancës se Ndoci kishte dhënë dorëheqjen dhe seanca dëgjimore zhvillohej për të verifikuar këtë qëndrim të prokurores. Kjo e fundit siç tha Qirko nuk ishte e pranishme, por kishte zgjedhur […]