Ish-prokurori Besnik Cengu | Foto: Edmond Hoxhaj/BIRN
KP Lajme Veting

ONM kërkon ankimin e çështjes së Besnik Cengut për pensionin e parakohshëm

Vëzhguesit e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ONM u kërkuan Komisionerëve Publikë që të ushtrojnë ankim ndaj vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për përfundimin e procedurës së vetingut ndaj ish-prokurorit të Tiranës, Besnik Cengu, pa një vendim përfundimtar, duke pranuar argumentin e këtij subjekti rivlerësimi se dalja në pension të parakoshëm ishte një […]

Skeda e pasurisë së deklaruar – Esmerilda Habili – Gjykata e Vlorës
KPK Skeda Veting

Skeda e pasurisë së deklaruar – Esmerilda Habili – Gjykata e Vlorës

Gjyqtarja Esmerilda Habili e Gjykatës së Vlorës do të përballet të premten më 7 prill me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Alma Faskaj, Xhensila Pine dhe Pamela Qirko. Esmerilda Habili përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2015 dhe pas një periudhe […]

Besnik Shehu (në qendër) pas vendimit të KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Lajme Veting

KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin Besnik Shehu

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të enjten më 6 prill 2023 vendimin për shkarkimin nga detyraa të gjyqtarit të Gjykatës së Korçës, Besnik Shehu. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Valbona Sanxhaktarin dhe anëtare Genta Tafa Bungo. Gjatë shpalljes së vendimit, kryesuesi […]

Gjyqtari Niko Rapi duke dalë nga një seancë në KPK.
Analiza KPA Lajme Veting

Argumentet e KPA për rikthimin në detyrë të gjyqtarit Niko Rapi

Më 8 nëntor 2022, Kolegji Posaçëm i Apelimit i rrëzoi si të pabazuara konkluzionet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK që e çuan në përfundimin se gjyqtari i Tiranës, Niko Rapi kishte cënuar besimin e publikut tek drejtësia për shkak të konstatimit të konfliktit të interesit. Bazuar në të njëjtat akte, KPA vendosi në […]

Gjyqtari i Apelit Tiranë, Shkëlqim Mustafa pas seancës në KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPA Lajme Veting

KPA lë në fuqi shkarkimin e Shkëlqim Mustafës

Kolegji i Posacçëm i Apelimit, KPA shpalli të martën  më 4 prill vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të ish-gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Tiranë, Shkëlqim Mustafa. Vendimi u mor me shumicë votash nga trupi gjykues i Kolegjit i keyesuar nga Albana Shtylla, me relatore Natasha Mulajn dhe anëtarë Ina Rama, Rezarta Schuetz […]

Ish-prokurori Besnik Cengu | Foto: Edmond Hoxhaj/BIRN
Analiza KPK Lajme Veting

Vlerësimet e ndryshme të KPK për pensionin e parakohshëm të Besnik Cengut

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi me shumicë votash më 3 mars 2023 të pranojë kërkesën e prokurorit të Tiranës, Besnik Cengu për të përfunduar procesin e rivlerësimit kalimtar ndaj tij pa një vendim përfundimtar, pasi e kishte humbur objektin dhe qëllimin për shkak të daljes në pension të parakoshëm. Trupa e KPK u […]