Komisioni i Pavarur i Kalifikimit konfirmoi të hënën në detyrë gjyqtaren e Gjykatës së Apelit Administrativ, Blerona Hasa.
![](https://www.reporter.al/wp-content/uploads/Gjyqtarja-Blerona-Hasa-majtas-dhe-ish-prokuroja-Antoneta-Sevdari-pas-vendimit-të-KPK-533x400.jpg)
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të hënën vendimin për konfirmimin në detyrë të gjyqtares së Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, Blerona Hasa.
Trupa gjyqësore që kreu procesin e vetingut për subjektin e rivlerësimit përbëhej nga Olsi Komici kryesues, Brunlida Bekteshi relatore dhe Xhensila Pine anëtare.
Blerona Hasa ka kryer studimet e Magjistraturës në vitet 1998-2001 dhe është emëruar fillimisht si gjyqtare në Gjykatën e Korçës. Në vitin 2011, ajo është transferuar në Gjykatën e Tiranës, ndërsa në vitin 2013 është dekretuar si gjyqtare në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë.
Hetimi administrativ i gjyqtares Hasa është realizuar për të tre kriteret e vetingut, përfshirë pasurinë e subjektit, pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin.