Skeda e pasurisë së deklaruar –Tonin Sterkaj – Gjykata e Shkodrës
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar –Tonin Sterkaj – Gjykata e Shkodrës

Gjyqtari Tonin Sterkaj i Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër do të përballet të martën më 3 shtator me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Alma Faskaj, Pamela Qirko dhe Xhensila Pine.

Tonin Sterkaj e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 dhe punon prej më shumë se dy dekadash si gjyqtar në Gjykatën e Shkodrës.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë familjare të gjyqtarit Tonin Stërkaj nga viti 2003 deri në fund të vitit 2019. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë e deklaruar nga gjyqtari Tonin Sterkaj.

Në deklarimin për herë të parë në vitin 2003, gjyqtari Tonin Sterkaj deklaronte pasuri me vlerë 4 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2019, pasuria e tij familjare kap vlerën e 6.7 milionë lekëve.

Ai zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 4 milionë lekë si dhe automjete me vlerë 2.7 milionë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 23.2 milionë lekë, nga të cilat 81% kanë si burim pagën nga funksioni, 17% deklarohen me burime të ndryshme dhe 1.6% nga shitja e pasurive të luajtshme.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 16 vite, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamuj të kuq” huatë e marra nga gjyqtari Sterkaj te persona të tretë.

Në vitin 2009, subjekti Tonin Sterkaj deklaron huamarrje në shumën 1,400,000 lekë dhe 800,000 lekë nga persona të tretë për arsye shëndetësore dhe shpenzime familjare. Në vitet në vijim deklarohet shlyerja e shumës 800,000 lekë, ndërsa diferenca rezulton detyrim i pashlyer deri në fund të vitit 2019.

Gjithashtu në vitin 2017, në mungesë të aksesit në bankë, subjekti merr hua shumat 2,500 euro dhe 14,500 euro me qëllim blerjen e një automjeti të ri dhe më pas deklaron se shuma prej 14,500 euro është shlyer plotësisht me datë 27.12.2017 nëpërmjet transfertës në llogari bankare.

Deklarata e pasurisë së vitit 2003

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Deklarata e pasurisë së vitit 2019

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *