Këshilltarja ligjore e Gjykatës së Lartë, Nertila Ndregjoni do të përballet të hënën më 16 shtator me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Firdes Shuli, Lulzim Hamitaj dhe Etleda Çiftja.
Nertila Ndregjoni e ka filluar karrierën në vitin 2010 si këshilltare ligjore në Gjykatën e Lartë, detyrë të cilën vazhdon ta kryejë edhe aktualisht.
Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për ndihmësit ligjorë, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë familjare të Nertila Ndregjonit nga viti 2010 deri në fund të vitit 2020.
Në deklarimin për herë të parë në vitin 2010, këshilltarja ligjore Nertila Ndregjoni nuk zotëronte asnjë pasuri, ndërsa në fund të vitit 2020, pasuria e saj kap vlerën e 1.6 milionë lekëve, e ndarë në 816 mijë lekë likujditete bankare dhe 800 mijë lekë kursime të akumuluara në cash.
Të ardhurat për periudhën deklaruese janë 11.9 milionë lekë me burim 100% nga paga e subjektit për shkak të funksionit.
Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 11 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.
Deklarata Para Fillimit të Detyrës
Deklarata e pasurisë së vitit 2010
Deklarata e pasurisë së vitit 2011
Deklarata e pasurisë së vitit 2012
Deklarata e pasurisë së vitit 2013
Deklarata e pasurisë së vitit 2014
Deklarata e pasurisë së vitit 2015
Deklarata e pasurisë së vitit 2016
Deklarata e pasurisë së vitit 2017
Deklarata e pasurisë së vitit 2018
Deklarata e pasurisë së vitit 2019
Deklarata e pasurisë së vitit 2020
Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al