Anëtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Mimoza Tasi dhe Sokol Çomo. Foto: Nensi Bogdani/ BIRN.
KPA Lajme Veting

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Andri Ymeri

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi të premten në 4 korrik vendimarrjen për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të gjyqtarit të Shkodrës, Andri Ymeri. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Albana Shtylla, me relatore Mimoza Tasi dhe anëtare Ina Rama, Natasha Mulaj e Rezarta Schuetz, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimit të Ymerit ndaj vendimit të Komisionit. Vendimi i KPA është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

Gjyqtari Andri Ymeri u shkarkua prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit më 21 dhjetor të vitit 2022 për probleme në të tre kriteret e rivlerësimit kalimtar.

Andri Ymeri përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2004 dhe punoi prej gati dy dekadash si gjyqtar në Gjykatën e Shkodrës. Në vitin 2014, ai iu nënshtrua një procedimi disiplinor me kërkesë të ministrit të Drejtësisë dhe mori nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë masën e “vërejtjes me paralajmërim”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *